Prozës modern europiane i mungon një gjeni vetëm fizikisht, sepse më 14 dhjetor 1990 përfundoi fryma e Fridrih Dyrrenmat ( Friedrich Dürrenmatt), i cili radhitet një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit të pas luftës. Vendlindja e tij, Zvicra përrallore, me pena të tilla të rralla, fiton një status të ri, të lartë gjysmën e dytë të shek. XX, që e ka zili dhe e admiron tërë Planeti i Letrave.
Lindur më 5 janar 1921, me një pjekuri jetësore, filozofike dhe artistike të spikatur, Dyrrenmat na shfaqet në disa plane: si dramaturg, si shkrimtar, si piktor, si filozof, një autor i jashtëzakonshëm, një misionar i palëkundur në betejën universal të së mirës ndaj të keqes. Me një imazh shenjtori, mbetet një 69 vjeçar që plotëson njerëzit me urtësinë e tij dhe me modelin shembullor bëhet shkollë për letrarët seriozë jo vetëm të Europës Qendrore, por edhe të Ballkanit, pje jo dhe të Shqipërisë apo vlorës sonë deri në çdo kënd të kontinentit plak. Dramaturgu zvicerian eksploron suksesshëm edhe si autor tregimesh policeske me tone ironike. I joshur pas absurdit dhe groteskut, Dyrrenmati përdor në komeditë e tij të hidhura “Vizita” (1956) dhe “Fizikanët” (1962) situate dhe dialogë me humor, për të qenë më i qartë nëpërmjet tyre në mënyrë serioze, se problemet morale që ngre nuk janë për të qeshur, por për t’u dhënë zgjidhje qytetare.
Teksti i Dyrrenmatit ofron disa mundësi për të vënë në pah një dukuri të pranishme edhe në jetët tona, sepse letërsia e tij mendoj se aktualizohet me ç’ka ngjarë e ngjan ndër ne. Mesazhi i veprës së tij është i qartë: “Që njerëzit të përpiqen për jetën e tyre, t’i përkushtohen vetes, të mos shikojnë përtej, të jenë të sinqertë së pari ndaj vetvetes dhe se është e nevojshme të ketë secili përkushtimin human për njerëzit”.
Shkrimtari i dramave teatrale, me një frymëzim të pastër gëtian shfaqet në tregimet e shkurtra me një ironi kafkiane befasuese. Lessing dhe Brecht ishin artistët të cilëve u referohej; mori nga ata modelin për një denoncim të vrullshëm moral ngagroteskut, paturpësisë dhe makabritetit si plagë sociale. Dyrrenmat ishte autor i njohur i prozës, i aftë të përdorte dendur metaforat tragjike, të përdorte simbolikën fine, të përdorte edhe provokimet dramatike.( “Është e shkruar”, “Vizita e zonjës plakë”, “Një ëngjëll zbret në Babiloni” janë disa nga veprat që e bënë të famshëm në skenat europiane dhe amerikane). Në fushën e gjerë të romanit, i çliruar nga rregullat skematike, që shpesh karakterizojnë këtë gjini, ai vetë e ka pranuar se ishte “ i prapambetur”, por me raste as ai vetë nuk ishte i ndërgjegjshëm për vlerën artistike të projekteve të tij narrative. Më shumë se tablotë ambicioze imagjinare, i rezultoi më i pëlqyeshëm një lloj i shkruari, që në dukje ishte më i lehtë: romani i verdhë e polices. Dyrrenmat, në faza të ndryshme të krijimtarisë, synoi në kufijtë e letrësisë së lartë. Herë pas here e braktiste këtë ambicie për të kaluar një kohë të lirëme pushime, duke praktikuar hobitë, thënë më shkurt, të kalonte kohën prej pensionisti. Në fakt, gjatë kësaj periudhe ka lënë një kryevepër të papërfunduar, postum, që shtëpia botuese “Casagrande di Bellinzona” e hodhi në tregun Italian para tre – katër vjetësh, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së gjeniut. Në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse skicimi i një trilleri “Fragment eisnes criminal romans”, por sërish mbetet një nga tekstet më domethënëse dhe përfaqësuese të tij. Ka gjithshka nga Dyrrenmat në ato faqe. Aty gjen humoristin shpotitës, nihilistin e shkëlqyer, prozatorin verbues, rrëfimtarin e dorëzuar. Nuk është rastësi që përparatavolinës së punës së tij të mbuluar me hartën e ndritshme të botës, me fotografi e fletë të plotësuara me atë shkrimin e tij kaligraik, gjendej edhe një teleskop, me të cilin shikonte yjet për orë të tëra. Qysh i vogël, i magjepsur nga tregimet brilante të ët atit, një pastor protestant, Dyrrenmat ngjitej në majë të pemëve për t’iu afruar yjeve… Dhe sot ai bën dritë të shkëlqyeshme në Yjësinë e Letrave. Në librat e tij ndeshen kriminelë e policë, përballen torturuesit dhe viktimat, sepse i biri i pastorit protestant, edhe pse deklarohej ateist, e quante Zotin si “shpikjen” më të madhe njerëzore; ishte i fiksuar pas luftës mes të mirës dhe të keqes. Plaku i malit, siç e quanin zvicerianët apo Plaku i Yjeve të Letrave, Dyrrenmati vigan e quante botën një fuçi baroti ku nuk ndalohet duhani; vendet fasadiste si burgje, ku të burgosurit ndihen të lirë, sepse bëjnë edhe rolin e atyre që bugosin dhe nuk i trembej syri e nuk i dridhej zëri nga këto cilësime, por shpirti i tij prej artisti shpërthente pa u tutur si Liberator i Fjalës dhe i Mendimit të Lirë e të Mirë. Të marrim vetëm dramën “Vizita e zonjës plakë”, e cilaështë një dramë klasike e teatrit bashkëkohor, temat e së cilës janë ato të hidhërimit, korrupsionit, drejtësisë dhe demokracisë. E shkruar më 1956, kjo tragji – komedi e dimensioneve epike “Vizita e zonjës plakë” tregon rrëfimin e banorëve të një qyteti të shkatërruar europian, të një heroi të thyer dhe të një zonje të vjetër, e cila është kthyer në shtëpi në kërkim të hakmarrjes. Është e hatashme, në kuptimin më të lartë të fjalës dhe e papërsëritshme simbolika Dyrrenmate tek shprehja e tij (më falni, por do ta citoj): “Virgjëresha bën para në bordello dhe kërkon të mbetet e pastër”. Si në pikturat me motive mitologjike dhe religjioze e sidomos në letërsinë e tij të famshme kaprezencë humori i zi dhe prêt si shpatë kritika e Dyrrenmatit hipokrizinë në lokalitete, në komunitete, në shoqëri.
38 libra me tregime, 9 me drama e 4 romane etj., plotësojnë një profil të rrallë të shkrimtarit të letërsisë së re europiane e më tej, të prozatorit të vërtetë, që të ëvrtetën e sheh me sy, drejtpërdrejtë, jo me size. Dhe puna etij letrare është e pasur me elemente makabër, të errët,që degjenerojnë me vrasje, me tortura e vdekje, që kanë ndodhur e ndodhin. Temë kryesore e prodhimtarisë së autorit është edhe koncepti nga drejtësia. Kompleksi policesko – juridik për Dyrrenmat, në mekanizmin e vet është indinjues nga paaftësia e treguar, që këpusin sensing më autentik të profesionit: të vërtetën njerëzore.
Vetëm tre vjet pas vdekjes së Dyrrenmatit, më 1993, me përkthimin e Nasi Lerës, ndër prozatorët e sotëm shqiptarë stilist nga më të mirët, lexuesi ynë ka në dorë një libër të vogël në faqe, por margaritar në vlerat artistike, filozofike, jetësore, morale, të ngarkuar me dashurinë për ët vërtetën, për jetën, për njeriun. Është fjala pikërisht për romanin “Premtimi”. Është rrëfimi i një shkrimtari me shtysë nga një konferencë mbi artin e romanit policor…Rrëfehet në vetën e parë, njëjës. Ndihet sinqeriteti i rrëfimit, qysh në faqet e para, qysh në fjalitë e para, ato të fillimit. Të dikton për lexim me materialin e ngjeshur, dhënë bukur, pastër siç është, me lakonizëm, me personazhet sa simpatike, aq antipatike. Terminologjia e pasur, ushtrimi për krijim të togfjalëshave përcaktues e shprehjeve të ndritura frazeologjike janë garniture e nevojshme në dorën e mjeshtrit të madh që, në pak faqe të na japë lëndë të përmasave shekspiriane. Ky libër na njeh me doke e zakone, me mënyrën e jetesës së banorëve të kantoneve të Zvicrës; njohim komunitete, pëlqejmë njerëz, krijojmë antipati për të tjerë, sipas rastit të mbartjes që ata kanë me virtyte apo vese. Personazhe si Mateu na mësojnë, se komunikimi me njerëzit është çelës i suksesit të profesionistit. Tema e romanit është një çështje morali: përdhunimi i një të miture 14 vjeçare me torturë e finale përfundim i jetës, se e prenë gonxhen. Personazhe si Mateu më krijojnë imazhin e humanistit, engjëllit mbrojtës të fëmijëve, detaje për një sy të sprovuar të specialistit, që më kujton të përndritshmin e paharruar Llazi Plaku, këtu, në këtë Vlorën tonë, që përherë më shfaqet si kanton i Zyrihut, pse jo si Berna, por ngelet Vlorë me kulturën e malit, të fushës dhe të detit, me dritëhije mesdhetare…
*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,
Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.
Hallo, wenn Sie einen Türgriff gebrochen haben und ihn nicht selbst reparieren können, kann ich diese Ressource schluesseldienstallschwil.ch empfehlen. Es gibt eine große Anzahl guter Spezialisten, die zu jeder Tageszeit bereit sind, Ihnen zu helfen. Sie müssen anrufen und sich beraten.