Kushtet demokratike zakonisht mbesin të këqija edhe shumë kohë pasi trupat ushtarake kthehen në kazermat e tyre, tregojnë të dhënat nga Freedom House.
Kur elementë të ushtrisë turke tentuan të rrëzojnë qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan nëpëmjet një puçi muajin e kaluar, ata i thanë mediave se “forcat e armatosura turke, në përpjekje për të rikthyer rendin kushtetues, demokracinë, të drejtat dhe liritë, sundimin e ligjit, dhe sigurinë e popullit dhe shtetit turk, kanë marrë përgjegjësitë qeverisëse të Republikës së Turqisë”.
Por, të dhënat e organizatës joqeveritare amerikane tregojnë se shumica e puçeve, si ato të suksesshme, ashtu edhe ato të pasuksesshme, kanë një ndikim të vazhdueshëm negativ ndaj po atyre gjërave që puçistët turq pretendonin se do t’i mbronin, transmeton Gazeta Express.
Njëmbëdhjetë prej 20 vendeve që kanë përjetuar një puç ushtarak apo një përpjekje puçi ndërmjet viteve 2000 dhe 2013 kanë pasur pozicione më të dobëta në listën e vendeve me lirinë më të madhe në botë në raportin Liria në botë të Freedom House tre vjet pas ngjarjes, krahasuar me gjendjet para puçit.
Vetëm pesë shtete kanë arritur të përjetojnë përmirësime pas tre vjetëve, tregojnë të dhënat e Freedom House.
Komentet