Në foto: Anthony Sadler (në mes) është student që vazhdon studimet në Sacramento State University që po udhëtonte me shokët e tij të fëmijërisë, me ushtarakët Spencer Stone e Alek Skarlatos. Skarlatos, 22 vjeç është pjesë e Rojes Kombëtare në shtetin Oregon dhe i dyti sipas dëshmisë të nënës së tij që e ka adoptuar, në korrik është kthyer nga një mision në Afghanistan. «Kanë qenë shumë kurajozë dhe nëse nuk do të tregonin gjakftohtësi të lartë, do të kishim një dramë të madhe që u shmang», ka thënë ministri i Brëndshëm i Francës Bernard Cazeneuve»

Në foto: Tre heronj amerikane dhe ambasadorja amerikane në Paris (EPA)
Voal – Voal.ch duke iu referuar corriere it shkruan rreth tragjedisë të shmangur nga tre amerikanë dhe një britanik. Ata po udhëtonin në një tren me shpejtësi të lartë nga Amsterdami në Paris. Kur njëri prej tyre , Spencer Stone, ushtari i plagosur, ishte kthyer papritmas dhe kishte parë një njeri me një pushkë, që në shikim të parë dukej sikur “arma ishte bllokuar”, tregon vetë Stone.
Spencer Stone, një nga tre amerikanët që të shtunën shmangën sulmin në tren, tregoi për momentet e terrorit, gjatë një konference shtypi në ambasadën amerikane në Paris. “Dukej se njeriu ishte i gatshëm për të luftuar deri në fund”, tha ai.” “Terroristi vazhdoi të nxirrte armë nga një çantë ,” tha ai. “Në fillim ishte një instinkt i thjeshtë mbijetesë, pastaj hyri në punë trajnimi ynë gjatë luftës.”
Historia e ushtrit amerikan plagosur që shmangu kasaphanën në tren – Anthony Sadler: “Unë dëshiroj që në të ardhmen njerëzit të veprojnë”
Gjatë orëve të hetimit 26 vjeçari maroken Ayoub El Qahzzani mohon çdo përfshirje në akt terrorizmi duke thënë se ai vetëm donte t’u rrëmbente para pasagjerëve në tren. Por Anthony Sadler u përgjigj: “Nuk ka nevojë për tetë karikatorë për vjedhjen e një treni.” “ Qëllimet e tij ishin shumë të qartë me të gjitha ato karikatorë, “shtoi Alek Skarlatos. Anthony Sadler vazhdoi: “Mësimi që duhet të mbani mend është se në një kohë krize si kjo, njerëzit duhet të kuptojnë nevojën për të vepruar, ju lutem mos rrimë në mënyrë pasive “, përfundoi ai.
Të katër Kalorës të Legjionit të Nderit
Presidenti i Francës Francois Hollande sot në një ceremoni në Pallatin Elize do t’i nderojë tre amerikanët Anthony Sadler, Alek Skarlatos, Spencer Stone dhe britanikun Chris Norman si Kalorës të Legjionit të Nderit”.
Obama foli në telefon me tre amerikanët
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka përgëzuar tre amerikanët për “trimërinë dhe veprim të shpejtë” të tyre me të cilënata kanë reaguar. Duke folur në telefon me Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe Anthony Sadler, Obama shprehu mirënjohjen e tij “për veprimet e tyre heroike që kanë penguar një tragjedi edhe më të madhe.”
Komentet