Autoritetet e Francës thonë se policia e ka vrarë një person, pasi grupi i tij me armatim të rëndë i rrëmbeu disa njerëz në një qytet verior afër kufirit me Belgjikën, por ka precizuar se ky incident nuk ka pasur ndërlidhje me terror.
Grupi i armatosur mbrëmë është përpjekur ta rrëmbej një menaxher të një banke lokale në qytetin Rube dhe për hapjen e arkës me para, ka thënë prokurori, Frederic Fevre.
Menaxheri ia doli të ikte, pasi kishte arritur policia, ndërsa plaçkitësit e armatosur u bllokuan në një shëtpi dhe i morën peng gruan e tij, vajzën dhe fëmijën 11 muajsh.
Pas një bllokade dyorëshe, forcat e policisë speciale ia dolën të depërtojnë në shtëpi dhe i liruan të rrëmbyerit, e vranë një të dyshuar për sulm, dhe e arrestuan personin e dytë.
Sulmuesit e tjerë ia dolën të ikin nga vendi i ngjarjes, ka thënë prokurori Fevre, por nuk është e qartë se sa vetë ishin në këtë grup.
Nuk ka indikacion të menjëhershëm se ky incident ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit në Paris.
“Ishte operacion kriminal dhe nuk ishte i lidhur me terrorizëm”, u tha Fevre gazetarëve.
Komentet