Shqipëria u mund mbrëmjen e djeshme nga Franca, me rezultatin 4-1, por ajo që shqetëson ishte paraqitja e skuadrës kuqezi, e cila ishte mjaft e dobët.
Ndërkaq prestigjozja franceze ka zgjedhur Hysajn si lojtarin më të dobët, duke i vendosur notën 3.
“Në një mbrojtje shqiptare të rrethuar në çdo cep, ai ishte personi që vuajti më shumë dhe me diferencë të thellë. Shumë pak i frymëzuar në vendosjen e tij, në vështirësi të mëdha në duele. Dukej i ngathët për të përballuar kundërshtarët e shpejtë. Logjikisht ai fuste ujë nga të gjitha anët. Qoftë kundër Komanit që e la në vend me një driblim apo dhe pas pushimit me Grizmanin. Një ndeshje që do të mbetet disa javë në kokën e tij”, shkruan francezja “France Football”.

Komentet