Voal – CNN raporton, duke cituar burime të sigurta brenda policisë, se disa persona të armatosur vazhdojnë të jenë në arrati.
Ata besohet se janë pjesë e grupit terrorist, të cilët sulmuan të premten Parisin.
Deri më tani raportohet se janë vrarë 158 persona.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, teksa ka vizituar teatrin Bataclan ku së paku 3 persona të armatosur- të cilët më pas u vranë nga policia- kanë vrarë mbi 100 persona, ka thënë se “do të jemi të pamëshirshëm ndaj terroristëve”.
Komentet