Finalja e këtij botërori Hungari-Itali u zhvillua në stadiumin”Kolomb” të Parisit. Nga shikuesit në fushë u prit me brohoritje ardhja e presidentit të Republikës franceze, Lebrun. Ndonëse nuk merrte fare vesh nga futbolli, ai kishte dëshirë që të nderonte organizatorët e botërorit dhe veçanërisht presidentin e FIFA-s Zhyl Rime, edhe ai francez.
Presidenti, me t’u ulur pranë Rimesë, dukë hedhur në fushë, pyeti me naivitet :”Cilët janë fracezët në fushë?”.
Merret me mend hutimi i presidentit të FIFA-s, i cili arriti për çudi ta nxirte nga ky telash veten dhe presidentin e Republikës franceze që kishte bërë këtë goxha gafë, duke i dhënë këtë përgjigje të mençur:
”Francezët, shkëlqesi, përfaqësohen në fushë…nga gjyqtarin”. Duke shqiptuar këto fjalë, tregoi në në fushë gjyqtarin Kapdëvil, që për fatin e tij të mirë ishte francez.
“Futbollin e kuptoj pak,- shpjegoi pas ndeshjes presidenti francez,- por pashë që italianët zhvilluan një ndeshje të bukur..”
Ndeshja u fitua nga skuadra “axurra” me rezultatin 3-1 dhe këstu ata për të dytën herë u bënë kampionë të botës.
Ata patën në finale këtë përërje:
Oliveri, Foni, Rava, Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Maeca, Piola, Ferrari, Kolausi.
Hungaria:
Sabo, Polgar, Biro, Salai, Suks ,Lazar, Sas, Vinceze, Saroshi, Zengeler, Titkos,
Gjyqtar-Kapdëvil, (Francë)
Golëshënuesi më i mirë:
Leonidas, (Brazil),8 gola.
Nga galeria e yjeve:
Piola, (Olivieri, (Itali), Sharoshi, (Hungari), Leonidas, (Brazil), Foni, (Itali), Guaia, (Brazil).
Komentet