Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pritet të dalë sërish para trupit gjykues në qytetin Colmar të Francës, ku do të mësohet nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.
Avokati i tij, Arianit Koci, pati thënë se shpreson që ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, sot do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar, raporton KTV.
Ndërsa, me iniciativën e grupit të asamblistëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështetur edhe nga grupet tjera politike, Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës pritet të votojë një deklaratë të përbashkët.
Komentet