Vëmendja e Evropës, por edhe e një pjese të madhe të botës, të premten mbrëma, do të jetë e përqendruar në veri të Parisit, kryeqendrës së Francës, shkruan Reuters.
Arena e madhe “Stade de France” është rezervuar për një ceremoni, të paralajmëruar si spektakolare nga organizatorët, për të shënuar nisjen e evropianit më të madh të futbollit “Franca 2016” me 24 skuadra, përcjell Koha Ditore.
Ceremonia do të fillojë në orën 20:00, një orë para ndeshjes hapëse të kësaj ngjarjeje ndërmjet përfaqësueses mikpritëse Francës dhe Rumanisë (21:00).
Ceremonia është projektuar të shpërfaqë vlerat e kulturës franceze, ku do të marrin pjesë valltarë cancanë, muzikantë, një kor i të rinjve dhe DJ i njohur francez, David Guetta.
Komentet