Pas sulmeve terroriste në Paris, Franca e cila i rriti operacionet e saj ndaj objektivave të ISIS-it në Siri, gjithashtu që të fitojë mbështetje diplomatike nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së përgatiti projekt rezolutë
OKB – Franca ka paraqitur projekt rezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilën kërkon që të rritet dhe intensifikohet lufta kundër ISIS-it dhe të veprohet në koordinim.
Pas sulmeve terroriste në Paris, Franca e cila i rriti operacionet e saj ndaj objektivave të ISIS-it në Siri, gjithashtu që të fitojë mbështetje diplomatike nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së përgatiti projekt rezolutë.
Në versionin përfundimtar të projekt rezolutës të cilën e paraqiti në Këshill, theksohet se janë dënuar me një gjuhë të saktë sulmet terroriste të ISIS-it në Tunizi, Ankara, Bejrut dhe Paris dhe aksionin për rrëzimin e avionit rus të pasagjerëve.
Në projekt rezolutën të cilën është paraqitur shprehen ngushëllime ndaj të gjithë qeverive dhe popujve të cilët janë dëmtuar nga terrori i ISIS-it, veçanërisht Tunizisë, Turqisë, Rusisë, Libanit dhe Francës. Gjithashtu kërkohet që shtetet anëtare të cilat kanë mundësi dhe kapacitet ti dyfishojnë përpjekjet e tyre dhe të veprojnë në koordinim në luftën kundër ISIS-in në Siri dhe Irak. aa
Komentet