Dygolëshi i Kylian Mbappe i dhuron Francës fitoren ndaj Danimarkës dhe të dytën në grup, duke u bërë skuadra e parë që kalon në fazën me eliminim direkt.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll pa gola, teksa Mbappe shënoi golin e parë të kësaj sfide në minutën e 61-të.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët dhe Christensen i dha barazimin Danimarkës në minutën e 68-të.
Megjithatë “Gjelat” mundën të siguronin avantazhin për herë të dytë dhe njëkohësisht të merrnin fitoren në minutën e 86-të, me Mbappe që realizoi golin e dytë për ekipin dhe po ashtu golin e dytë personal.
Pas takimit të dytë të fazës së grupeve të Botërorit që u mbyll me rezultatin 2-1, Franca kryeson Grupin D me 6 pikë, teksa Danimarka qëndron në vend të tretë me 1 pikë.
Vendi i dytë mbahet nga Australia që ka tre pikë, ndërsa Tunizia qëndron në fund me një pikë. syri.net
Komentet