Franca po kremton sot Ditën e Bastijës, festën e saj kombëtare.
Edhe kësaj here, festa më e madhe kombëtare e Francës u festua me një paradë madhështore në Paris, e kryesuar nga Presidenti François Hollandë.
Paradës i shtoi ngjyra të veçanta pjesëmarrja e disa trupave australiane dhe neozelandeze.
Mes të ftuarve të nderit ishin edhe sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit John Kerry si dhe kryeministri i Zelandës së Re John Key.
Sipas traditës, mbi qiellin e kryeqytetit fluturuan avionët ushtarakë që lëshuan tymin me ngjyrat e flamurit francez.
14 korriku shënon sulmin mbi burgun e Bastijës në vitin 1789, që ishte edhe fillimi i Revolucionit Francez. Bastija u bë simbol i pushtetit absolut dhe arbitrar të mbretit të Francës.
Dje, zoti Hollande njoftoi se Franca do të dislokojë në vjeshtë aeroplanmbajtësen Sharl dë Gol në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në operacionet kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Komentet