Franz Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman i njohur si “Kaiser”, po kalon dhimbjen e madhe për humbjen e të birit të tij Stephan, i cili vdiq në moshën 46 pas një sëmundjeje të gjatë, ka bërë me dije familja dhe Bayern i Munich-ut.
Bild-i gjerman njofton se shkak për vdekjen ishte një tumor në tru.
Stephan Beckenbauer ishte trajner i Juniorëve në Klubin e famshëm gjerman. Ai la një grua dhe tre fëmijë. Stephan Beckenbauer ka luajtur edhe në Zvicër. Gjatë sezonit 1991-1992, me FC Grenchen. (CHT / Newsnet)

Komentet