Ka zgjatur rreth dy orë protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës, demokratë janë bashkuar në protestën e thirrur sot nga Fronti Opozitar për shpëtimin e Shqipërisë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo ishte protesta e parë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD. Në 120 minuta protestë nuk është shënuar asnjë incident dhe pasi Berisha ka mbaruar fjalën e tij, protestuesit janë larguar të qetë.
Në protestë ka pasur mbi 200 persona të caktuar nga PD si “PMT”, Persona për Menaxhimin e Turmës. Në tribunë kanë hipur me radhë aktivistë, pedagogë, artistë etj duke dhënë mesazhet e tyre për gjendjen e vendit dhe largimin e qeverisë.
Me mesazhet kyçe ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti i PD rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore.
Pamjet nga lart të Bulevardit
Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar do të zhvillohet sot para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkanit të Hapur.
Mbyllet pas dy orësh protesta, qytetarët largohen nga Bulevardi Ora 21 15- Mbyllet protesta e opozitës para Kryeministrisë. Kryetari i PD-së Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve të heshtur t’i bashkohen protestës. Ai tha se heshta është e imponuar. “Ne u mblodhëm këtu për tu çuar një mesazh shumicës së heshtur të shqiptarëve, burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, mjekëve, punëtorëve, juristëve, të gjithë atyre që kanë rënë në heshtje, ngrihuni dhe ju bashkohuni me ne, heshtja është e imponuar. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë, për besimin tonë, ndaj ju ftoj të brohorasim ‘e duam Shqipërinë, të bukurën e dheut, si Shqipëria vend nuk ka, rroftë Shqipëri, Zoti e bekoftë atë!”, tha Berisha
Protestuesit ndriçojnë bulevardin me dritën e telefonit Ora 21:07- Ndonëse tashmë errësira ka rënë mbi kryeqytet dhe mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët që marrin pjesë kanë ndezur të gjithë telefonat.
MESAZHET E PROTESTËS Ora 20:12- Para protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka folur edhe pedagogia dhe mbështetësja e kauzave studentore Ilirjana Buçana, e cila i ka bërë thirrje rinisë që të mos largohet nga vendi por të dalë në ballë të betejës me Edi Ramën.
“Çfarë mrekullie të shohësh njerëz kaq frymëzues sa ju. Këtu janë pedagogë, student dhe shqiptarë e vërtetë. A ka njeri këtu që nuk e di se arsimi shkretohet me tekste, tarifa, kuota, dhe a e di pse, sepse për gjithçka zgjedh Edi Rama. Ju e dini që shkollën dhe profesioni tuaj e zgjedh Edi Rama. E vetmja gjë që i ka mbetur të zgjedhë një të riu është droga, të bëhet patronazhist ose të largohet nga Shqipëria. Rama bëri axhendën e pastër duke shpopulluar Shqipërinë. Ne do të jemi këtu derisa ky njeri të largohet”, tha Buçana.
Pedagogu Erjon Piciri: Sot do bëjmë homazh për ata që 30 vite më parë i dhanë goditjen diktaturës… ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë, sot jemi shumë se qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë me kurajë dhe kërkojnë lirinë dhe Europën. Ky është vetëm fillimi. Transformimi do vijë nga shpirti dhe zemra, nga historia.
Aktivistja: Zoti Edi Rama dashurinë për lirinë si e kini, nëpërmjet gazetarëve që iu tregon riedukimin. Ju që me Xhafën ndërtuar një projektligj me gjykatat administrative që i mbyllni tani gjykatën Korçës. Kryeministri i Shqipërisë, ti që mohon avokatët dhe zërin e lirisë. Dakord Zoti piktor, ju ngjyrat tuaja i keni fasada false. Ju elitën e keni degdisur. Unë jam një avokate që 20 vjet paguaj taksa, një shtëpi të vogël 30 metër katrorë kam, çfarë ndihme më keni dhënë.
Arben Murri, përfaqësuesi i fermerëve: Unë jam fermer i bashkisë së Vaut të Dejës. Jam kthyer në vitin 2013 në vendin tim për të krijuar një të ardhme më të mirë, por më duket se gabova me këtë kryeministër. Në bashkinë e vaut të Dejës është bërë një vjedhje galopante tek fermerët për naftën, përtë cilën ky kryeministër mburret ccdo ditë se e ka ndihmuar fermerët. Zotëroj mbi 100dynymë tokë dhe s’kam marrë asnjë litër naftë, ndaj ndihem i persekutuar. Erdi Jorgoni- gjimnazist: Vij si gjimnazist shqiptar pasi të gjithë mendojnë largimin nga vendi. Vij sot para jush me një thirrje për të gjithë nënat dhe baballarët, të rinjtë e të rejat, të ngrihemi kundër demokracisë në mënyrë që lotët tuaj të reshtin nga largimi masiv i të rinjve jashtë vendit. Duhet t’i themi mjaft nga sot largimit masiv nga vendi, vetëm e vetëm se arsimi shqiptar është zhytur në mediokritet dhe korrupsion. Unë kam zgjedhur të përballem dhe të luftoj.
FOTOT/ “Iku koha e rrufjanëve”, “Edi Rama me 2 qeveri, 1 në burg e 1 në Kryeministri”! Ironia e qytetarëve përmes parullave
Qytetarët i janë bashkuar protestës para Kryeministrisë, ndërsa në duar mbajnë pankarta me parulla të ndryshme, që godasin kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.
“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndryshe në protestën e sotme, të thirrur nga Sali Berisha. Kjo parullë ironizon ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë në një tjetër slogan shkruhet: “Duam të jetojmë në Shqipëri”.
Shumë qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë.
Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve, ndërsa shihet se e pranishme është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kënga himn hap protestën e opozitës Ora 19:35- Dy këngëtarët Renis Gjoka dhe Big Basta kanë marrë ‘fjalën’ të parët në protestë. Renis Gjoka live para protestuesve dhe Big Basta me zërin e tij, por larg në Australi kanë ndezur protestuesit. “Ku jeni shqiptarë”, ishte thirrja e Gjokës dhe më pas kënga himn e protestës “Një hap përpara”.
Berisha lë selinë dhe i drejtohet kryeministrisë, pritet t’u bashkohet protestuesve të grumbulluar Ora 19:22- Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt sheshit para kryeministrisë për t’iu bashkuar protestuesve.
Qytetarët hyjnë brenda selisë së PD, me flamuj e brohoritje: Edi Rama ka mbaruar! Ora 19:20- Mbështetës të shumë të Partisë Demokratike kanë hyrë brenda selisë blu. Me thirrjet “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, qytetarët po presin daljen e kreut të PD, Sali Berisha, të dalë nga zyra dhe t’i bashkohen së bashku protestës para Kryeministrisë.
Siç shihet, qytetarët mbajnë në duar flamujt me shqiponjën dykrenare.
Nis protesta e thirrur nga opozita, qytetarët mblidhen në Bulevard, të tjerë marshojnë nga selia e PD Ora 19:05– Nis protesta e thirrur nga opozita. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë. Ndërkohë një turmë tjetër ndodhet te Selia e PD, ku pas daljes së kreut të PD-së Sali Berisha do të marshojnë drejt Kryeministrisë
Nis grumbullimi i qytetarëve para kryeministrisë, çfarë po ndodh vetëm pak minuta para nisjes së protestës së thirrur prej opozitës
18:55- Ka mbërritur në selinë e PD kreu demokrat, Sali Berisha, ndërsa pritet të niset drejt sheshit pra kryeministrisë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë afro 1200 forca të policisë në gatishmëri për të garantuar rendin e kësaj proteste të thirrur nga opozita.
Dyert e kryeministrisë janë zëvendësuar me dyer të blinduara, si e vetmja mënyrë mund të ndalohet ndonjë tentativë e protestuesve për të hyrë në ambientet e brendshme.
Ndërkohë ka nisur dhe grumbullimi i protestuesve, ndërsa Forcat Speciale dhe forca të policisë vëzhgojnë situatën.
Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë. Nga monitorimi i gazetares, ka konstatuar që pas kryeministrisë, tek godina e Parlamentit dhe institucioneve me rëndësi të lartë, janë të pozicionuar forcat speciale, makina ujëhedhëse, ndërsa efektivët e policisë janë të pajisur edhe me maska kundra gaz.
Referuar planit të masave të marra nga Policia, makina ujëhedhëse dhe forcat e specializuara për hedhje gazi, janë të pozicionuara pas godinës së kryeministrisë. Sipas planit të policisë, nëse do të ketë revoltë në mesin e protestuesve, fillimisht do të bëhet thirrje për ruajtje qetësie, e më pas do të përdoren makina ujëhedhëse.
Berisha mbërrin në PD, rrethohet nga mbështetësit
Ora 18:45- Kreu i PD Sali Berisha mbërrin në selinë e PD. Ai pritet nga qindra mbështetës.
Aktualisht në seli ndodhen edhe pjesa më e madhe e deputetëve, ndërsa sipas gazetarit Osman Stafa ata që po merren me organizimet e fundit janë deputeti Belind Këlliçi, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Luçiano Boçi.
Ndërkohë në selinë e PD kanë nisur të grumbullohen edhe simpatizantët e opozitës, që po presin të dalin në shesh së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.
Nisen protestuesit nga Durrësi, burimet: 2500 pjesëmarrës Ora 17:55– Rreth 2500 persona nga Durrësi janë nisur me mjete individuale për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kështu kanë konfirmuar për gazetaren Klodjana haxhiaj burime nga PD Durrës. Protesta do të mbahet në orën 19:00.
Protesta e opozitës, kreu i PD Elbasan: Mbi 2500 qytetarë nga qarku Ora 17:05- Qytetarët janë mbledhur për t’u nisur nga Elbasani drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e opozitë. Kreu i PD, Blendi Himçi tha për gazetarin Fatmir Popja se janë mbi 2500 qytetarë nga ky qark që do të marrin pjesë në protestë.
Ora 17:00- PD përcakton 4 pikat ku do të mblidhen protestuesit, Berisha del nga selia në 19:00, në podium flet edhe Monika Kryemadhi
Gazetari Osma Stafa nga selia e Partisë Demokratike ka zbardhur detaje të reja për mënyrën sesi është organizuar protesta që opozita dhe shoqëria civile do të zhvillojnë ditën e sotme në orën 19:00 përballë Kryeministrisë.
Kur ka mbetur rreth 2 orë e 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së protestës, mësohet se të gjitha degët e PD-së në rrethe janë angazhuar për të sjellë sa më shumë qytetarë në këtë tubim.
Qytetarët që do të protestojnë mësohet se do të mblidhen fillimisht në katër pika. Njëra është ajo në sheshin “Skënderbej”, ku do të grumbullohen grupet e protestuesve që vijnë nga Veriu i vendit, pra qytete si Shkodra, Kukësi, Dibra apo Lezha, Atyre do t’u bashkohen edhe protestues nga qytete si Lushnja, Fieri, Vlora, Saranda.
Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” do të bëhet grumbullimi i qytetarëve që vijnë nga qarku i Elbasanit dhe Korçës. Sa i përket protestuesve nga Tirana, sipas gazetarit që mbulon selinë blu, ata do të grumbullohen të gjithë së bashku, ku përfshihen protestuesit e zonës së Astirit që kanë kundërshtuar ndërtimin e “Unazës së Re”, por edhe banorët nga çdo zonë e kryeqytetit, të cilët rrezikohen nga shembja e banesave. Mësohet se ata do të vijnë përgjatë lumit të Lanës së bashku me disa grupe te shoqërisë civile.
Sa i përket kreut të PD, Sali Berisha, ai do të dalë nga selia blu në orën 19:00 nën shoqërimin e anëtarëve të FRPD-së, por edhe anëtareve të Forumit të Gruas. Fjala e ish-kryeministrit Berisha do të jetë në fund të tubimit dhe bëhet me dije se lista e folësve, që për momentin numëron rreth 20 emra, mbetet ende e hapur deri në orën 19:00.
Ndërkohë, PD ka lajmëruar Policinë e Shtetit se protesta do zgjasë 2 orë dhe në listën e folësve përpara Kryeministrisë pritet të jetë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka bërë me dije se do të marrë pjesë në protestë.
Protesta e opozitës, rreth 2000 qytetarë nisen nga Dibra drejt kryeqytetit
Ora 16:42- Protestës së thirrur nga partia Demokratike në orën 19:00 këtë të enjte para kryeministrisë i janë bashkuar edhe qytetarë nga Qarku Dibër.
Sipas kryetarëve të degëve të PD në Mat, Bulqizë e Dibër, në total nga ky Qark do të jenë pjesë e protestës rreth 2000 qytetarë.
Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se nisja nga Burreli, Klosi, Bulqiza e Peshkopia është bërë pa orar për shkak se mund të kenë vonesa gjatë rrugës si pasojë e kontrolleve të Policisë.
Ora 16:08- Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se qindra demokratë beratas janë nisur pasditen e sotme drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së thirrur nga opozita në orën 19:00. Organizimi dhe grumbullimi i demokratëve në të gjithë qarkun e Beratit është bërë nga të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike në qytetet: Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.
Protestuesit janë nisur drejt Tiranës me mjete private, ku vetëm nga dega e PD-së Berat janë nisur 120 automjete të konfirmuara nga strukturat. Në rang qarku, drejt protestës në Tiranë janë nisur rreth 1350 protestues nga Berati,350 nga Kuçova,260 nga Dimali,220 nga Poliçani dhe 120 nga Skrapari. Nga ana e degës së PD-së Berat konfirmohet se nisja drejt protestës së sotme në Tiranë u krye me mjete private (ndryshe nga herët e tjera) pasi pronarët e autobusëve janë vënë nën presion me penalitete të ndryshme deri në heqje liçense nëse do të transportonin protestues drejt tubimit të thirrur sot në Tiranë nga PD-ja. Kryetari i degës së PD-së Berat, Shyqo Dura, duke shpjeguar mënyrën e organizimit të demokratëve drejt protestës në Tiranë, ka theksuar se përveç demokratëve dhe simpatizantëve të PD-së protestës do ti bashkohen edhe qindra qytetarë beratas që nuk kanë lidhje me partitë politike por që janë të indinjuar nga keq-qeverisja.
Ora 15:32- Ndërkohë gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se për në protestën e PD të datës 7 korrik në orën 19:00 në Tiranë sipas kryetares së PD, Sarandë, Manjola Nikollo janë marrë të gjitha masat për pjesëmarrje. Sipas kryetares Nikollo janë nisur drejt Tiranës rreth 30 mjete të vogla, te kthyer në numër 250 persona.
MASAT E MARRA
Policia dhe institucionet e tjera kanë ndërmarrë masat për mbarëvajtjen e situatës, për t’iu paraprirë çdo skenari të mundshëm. Tubimi në fjalë pritet të nisë në orën 19:00, ndërkohë që PD ka marrë 2 orë leje në polici për zhvillimin e protestës, që do të mbahet para Kryeministrisë.
E teksa vijojnë përgatitjet e organizimit për ardhjen e protestuesve nga njëra anë, në anën tjetër policia ka nisur zbatimin e planit të masave. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb një video ku shihet se në rrugë ka nisur ‘zbarkimi’ i autobotëve të blinduar të ujit, që përdoren kryesisht për shpërndarjen e turmave.
Ndërkohë është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.
Rrugët që do të bllokohen
Në kuadër të protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:
– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
– rruga “Gjergj Fishta”;
– bulevardi “Bajram Curri”
– bulevardi Zhan D’Ark
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.
‘Vishet’ fasada e Kryeministrisë
Por përveç masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e rendit dhe nga PD për ecurinë e protestës, edhe Kryeministria është hedhur në veprim, duke blinduar dyert e godinës, ashtu siç edhe është bërë zakon në tubimet e mëparshme të opozitës.
Edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta do jetë paqësore, duket se nga ana e tij kryeministri Rama ka marrë masat në rast të një eskalimi të mundshëm të tubimit. Për këtë arsye gjatë paradites së djeshme u zhvendos edhe instalacionin “Kërpudha”, që u rindërtua pas dëmtimeve që mori dikur në një nga protestat opozitare.
Veç masave që po merren në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” dhe para godinës së qeverisë, ku janë vendosur fonitë dhe podiumi, duket se maxhoranca po i paraprinë një skenari të mundshëm dhune. Në disa foto që qarkullojnë në media shihet se gjatë ditës së sotme godina e Parlamentit është pajisur me prozhektorë të mëdhenj dhe megafonë të cilët janë montuar paradite nga punonjësit e Kuvendit.
Ndërkohë, vlen të theksohet se gjatë orarit të protestës, kryeministri Edi Rama ka shumë gjasa që të mos jetë në Tiranë, pasi ai më 2 korrik nga tuneli Skarficës paralajmëroi se do të marrë pjesë më 7 korrik në inagurimin e By Pass-it të Vlorës. Ditën e sotme, protestës pritet që t’i bashkohen demokratë dhe qytetarë edhe nga qarqet e tjera të Shqipërisë. bw
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Reshjet e një dite më parë kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Vlorë. Uji ka depërtuar në katet e para të banesave dhe bizneseve, si dhe në garazhet e automjeteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Niveli i ujit varion nga 30 deri në 70 cm. Banorët e zonave të përmbytura shprehen se kjo situatë është më e rëndë se ajo e 2015-ës kur ndodhi përmbytja e parë.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i News24, Enrik Mehmeti, shihen qartë dëmet e shkaktuara, ndërsa banorët shprehen se janë munduar të largojnë ujin me kova, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk kanë mundur të venë në punë as pompat.
Sipas banorëve të zonës, në 2015-ën uji është larguar pas 2-3 ditësh, por ato shprehen se kjo përmbytje e ndodhur së fundmi është edhe më e madhe se ajo e 9 viteve më parë.
Bëhet fjalë për një nga zonat në qendër të Vlorës, e cila prej ditës së djeshme është pa energji elektrike.
Banorët shprehen se uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme pa iu dhënë kohë që të largojnë plaçkat. bw
Komentet