Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin. Bajrami i Madh, vjen pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, pas një kohe agjërimi, në përpjekje të ripërtëritjes se vlerave më të mira.

Në Tiranë besimtarë të shumë që në orën 06:00 mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku bënë faljen e Bajramit
Krerët e komunitetit mysliman bënë thirrje për paqe dhe harmoni. Për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, uroi të gjithë shqiptarët, “Zoti në këto ditë të veçanta që ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë besimtarët, të japë mirësi dhe begati shoqërisë sonë dhe popullit tonë”.
Ai ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot.
“Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë”, uroi Bruçaj.
Alket Islami ka dhuruar një pamje të vecante te Tiranës nga lart, mëngjesin e sotëm ku të gjithë besimtarët myslimanë dolën për t’ju bashkuar faljes së madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:00
Komentet