Zinete Çelaj*
Kanë kaluar 50 vjet nga dita e 28 qershorit 1973, kur studentet e “Fakultetit Gjitharmësh” të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha”, sot Akademia Ushtarake “Skënderbej”, në kuadrin e 30 vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare, u hodhën me parashute.
Për herë të parë në historinë e Forcave të Armatosura, ato kryen aktin më sublim, “Hedhjen me parashutë”, duke lënë gjurmë të pashëmbullta dhe frymëzim të pashtershëm për mbar brezat e Armatës së kësaj Force, e cila u themelua, u shkollua dhe u maturua në zjarrin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nga bijtë dhe bijat e këtij vëndi, të cilët në lulen e rinisë, rrokën armët dhe dolën malit partizan, për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë dhe tradhtarët e vëndit.
Sot Forcat e Armatosura duhet të jenë krenare, për çfar ato kanë arritur me punën e tyre ndër dekada, e sidomos për arritjet e standarteve, ne nivelet e ushtrive të vëndeve partnere të Bashkimit Europian dhe kontributin e dhenë në luftën e përbashkët, kundër terorizmit në botë dhe mbrojtjes së demokracisë dhe stabilitetit global, gjë për të cilën edhe Shqipëria , u bë pjesë e aleancës së NATO-s
E pra ishte Brigada e Parë Sulmuese, “Shkolla” nga ku u nis gjithçka, pasi përvoja e saj e fituar përmes luftës u përcoll edhe pas çlirimit, për edukimin dhe përgatitjen e kuadrove oficerë, derisa në vitin 1949, u hap Shkolla e Bashkuar e Oficerave “Enver Hoxha”, si “Institucioni” shtetëror i arsimimit ushtarak, i cili deri mesin e vitit 1972 , për nevoja të ushtrisë përgatiti mijra “Kursantë” me avrupa yakası escort kurse 1 e 2 vjeçarë.
Emancipimi i shoqërisë shqiptare dhe veçanërisht intergimi i femrës, si pjesë aktive e zhvillimit ekonomiko- shoqëror e intelektual të vendit, ishte prioritet i politikës së kohës, prandaj edhe në sistemin e mbrojtjes, ajo u bë pjesë active e Forcave të Armatosura.
***
Kështu për her të parë me vullnetin dhe dëshirën e tyre që të bëheshin “Oficere”, vajzat u rekrutuan, në shtator të vitit 1967. Sipas orientimit të politikës së kohës, Degët Ushtarake (Qëndrat e Mobilizimit) të rretheve , mobilizuan vajzat e para, për të kryer, “Kursin 2- vjeçar” pranë Shkollës së Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha”, të cilat pas përfundimit të tij dhe titullimit si oficere aktive, në qershor të vitit 1969, u emëruan me detyra të ndryshme në strukturat e Forcave të Armatosura .
Domosdoshmëria për të përmirësuar standardin e nivelit arsimor të kuadrove ushtarakë në raport me kërkesat e kohës dhe nivelit arsimor të shoqërisë, të cilët për atë kohë, pas moshës 18 vjeç, inkuadroheshin si rezervistë, në të gjitha funksionet e rreshtimit të strukturave organike të njësive e reparteve të ushtrisë, në mbar sistemin e mbrojtjes të FA bëri që politika e kohes , të përmirësonte nivelin e standartit arsimor të përgatitjes së kursantëve ushtarakë, duke ndryshuar statusin e Shkollës së Bashkuar të Oficerave , në një standart më të lartë, të nivelit universitar, duke e njësuar atë me Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Kështu që, në mesin e vitit 1972 “Shkollës së Bashkuar të Oficerave Enver Hoxha”, iu ndryshua statusi juridik, duke e quajtur atë: “Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerave “Enver Hoxha” që konsiderohej si “Universiteti i parë Ushtarak”, sot AU “Skënderbej”, (me sistem 4 vjeçar, nga të cilat 3 vjet ishin studime në auditor dhe 1 vit stash, praktikë në repartet e FA).
Në 1 shtator 1972, AU”Skënderbej” priti studentët e parë, pjesë e të cilëve ishte dhe toga jonë e vajzave,që filluam studimet e larta ushtarake.
Tashmë në “Universitetin Ushtarak”, kishte ndryshuar gjithçka mbi programin dhe procesin mësimor. Përveç lëndëve të përgatitjes ushtarake të cilat edhe ato pësuan ndryshim në raport me programin e mëparshëm,për her të parë u shtuan shumë lëndë civile të njëhsuara me ato të Universitetit të Tiranës si matematika, fizika, gjuha e huaj, psikologjia, sociologjia, kimia, pedagogjia, lëndët e filozofisë si materializmi dialektik dhe historik, ekonomia politike e tje. E bashkë me këto lëndë, zbarkuan dhe shumë pedagogë përkatës që erdhën po nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, si Mesud Abule, Frida Bicolli, Teuta Zeqo, Bashkim Bekteshi, Gjergji Klini e të tjera.
Pra më 1shtator 1972, ne ishim 18 studentet e para ushtarake, nga 11 rrethe të vendit, të cilat u ulëm në auditorët e Universitetit dhe filluam studimet e larta pranë “Fakultetit Gjitharmësh” të cilat i përfunduam më 31.05.1976:
– Berati, Zinete Selimaj, -Korça, Kostanca Bregu, Tatjana Koroveshi
–Durrësi, Nikoleta Dedi, -Lushnja, (Kolonjë) Lefteri Marini
–Erseka, Bujare Abazi, -Lushnja, (Krutje) Zoica Shani
–Fier (Patos), Dashuri Shehu, -Tirana, Ilirjana Hyseni, Myrsete Dramalli
-Gramshi, Vjolanda Salataj, Tanja Dedja, Tatjana Ramadani
–Gjirokastra,(Zagori) Marjanthi Kaso -Vlorë, Aneta Mitro, Myzejen Tahiri
–Kruja, Mira Çaushi -Vlorë (Vranisht) , Trendafile Xhebraj
Endrra jonë, tashmë ishte bërë realitet. Të veshura me uniformën e studentes ushtarake dhe automatikun ”Kallashnikov” krahqafë, shumë shpejt ,u futëm në sistemin komandues , për të vijuar me rregull e disiplinë, rrugëtimin e gjatë, të arsimimit dhe përgatitjes tonë si oficeret e ardhëshme të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Masat e shkëlqyera të marra nga Komanda e AU ”Skënderbej” për akomodimin logjistik, plotësimin e nevojave personale të shërbimit higjeno-sanitar dhe të kujdesit shëndetësor të drejtpërdrejt ndaj nesh, ishin favor përgjatë gjith kohës së studimeve në Fakultet.
Dashuria për profesionin që kishim zgjedhur, përveçse na bënte krenare dhe të lumtura, na obligonte që të ishim shëmbull dhe model në jetën studentore ushtarake, dhe sidomos përpara komandës, eprorëve e petagogëve tanë , të cilët jo vetëm na qëndronin pranë, por ishin suport dhe mbështetje në përballimin e vështirësive.
Kjo ishte e vërteta. Por shumë shpejt në kuadrin e Festave të Nëndorit do të bënim betimin ushtarak në të cilin shkruhej se : “Si shtetas I RPSSH dhe si pjestar i Forcave të Armatosura të RPSSH betohem se do të jem kurdoherë luftëtar i denjë, besnik dhe i papërkulur deri në fund, i gatshëm në çdo çast që të mos kursej as jetën time për mbrojtjen e interesave të popullit e të atdheut, të revolucionit socialist”.
Betimi ushtarak i zhvilluar përmes një ceremonie madhështore, përulja dhe nënshkrimi para Flamurit tone Kombëtar, dhe parada e parakalimit festiv e studentëve të veshur me uniformen e re, sheshit madhështor i dha një pamje magjepse, e sidomos kur nën marrshin e “Bandës Frymore“,dhe hapit të fuqishëm të kuadrateve studentore,që parakalonin të ndarë sipas armëve dhe shërbimeve, ku në krye, pas truprojes së nderit të “Flamurit Kombëtar” parakalonte toga jonë e vajzave, përcolli shumë emocion, forcë dhe mbresa të jashtëzakonëshme, e veçanërisht kur “sheshi” gjemoi nga oshëtima e “hegjemonis shpirtërore të forcës së zërit të studentëve ushtarakë” që shpërtheu njëherazi në urraaaa urraaa urraaaa të forta që emocionuan jo vetëm të gjithë të pranishmit, por edhe kalimtarët pertej mureve rrethuese të shkollës.
Mosha e rinisë dhe energjia që kishim, na bënte të sfidonim çdo paragjykim.
***
Nuk kaloi shumë dhe ambiciet për t’u hedhur me parashute, u çfaqën menjëherë nga vajzat. Prezantimi i nismës së mirkordinuar nga ana jonë, zyrtarisht u shpalos në Konferencën e Rinisë së Shkollës në dhjetor 1972. Propozimi i bërë në emër të Organizatës së Rinisë të Kursit nga studentet Bujare Abazi, Sekretare e Rinisë dhe Kostanca Brebu, Anëtare e Komitetit të Rinisë së Akademisë Ushtarake, befasuan të gjith të pranishmit, delegatët, të ftuarit dhe drejtuesit e Konferencës por veçanërisht Komandën e Akademisë dhe ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjeneral Petrit Dume, të cilët (paksa të habitur), përveçse e përshëndetën, s’patën fjalë për guximin , kurajon dhe vendosmërinë që ne treguam për ndërmarjen e këtij akti të pa shoq i cili përveçse ishte sakrificë në emër të jetës e shëmbull frymëzimi, tregonte se ne ishim të denja përpara kësaj sfide me përmasa heroike që buronte nga ideali patriotik dhe dashuria për atdheun pasi : “Mbrojtja e Atdheut ishte detyre mbi detyrat” .
Nuk kish si të ndodhte ndryshe, kjo iniciative jo vetëm u përshëndet për guximin dhe sfidën e ndërmarë, por njëkohësisht u mbështet nga Komanda e Akademisë dhe strukturat drejtuese të MM, të cilat për hir të vërtetës ndiheshin shumë krenare për këtë inisiativë të jashtëzakonëshme. Të ndodhur përpara këtij fakti, MM dhe Komanda e AU që ne fillim të vitit 1973 ndërtuan programin e punës dhe morën të gjitha masat që të fillonte menjëher përgatitja e stërvitjes për kurorëzimin e saj, më 28 qershor 1973 , në kuadrin e 30 vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm (10 korrik 1943) dhe të FA(15Gusht 1943), Krijimi i Br1S, (datë që shënoi dhe krijimin e Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare)
***
Fillimisht “Komisioni Mjeksor Ushtarak” na bëri ekzaminimin mjeksor nga ku 15 vajza plotësuam parametrat shëndetësor e fizikë për tu hedhur me parashutë.Kështu nisëm menjëher përgatitjen stërvitore,pranë Repartit të Skuadriles së Aviacionit dhe në Repartin e Zbulimit në Zallher me instruktor Shaban Danin,e cila zgjati për gati 6 muaj, deri më 28 qershor 1973.
Paraprakisht kjo periudhë ishte e mbingarkuar,prandaj u desh vullnet, kurajo, guxim e shum përgatitje fizike intensive për ta përballuar me sukses ,deri në momentin e fundit.
Momenti i shumëpritur për t’u hedhur me parashutë, më në fund erdhi. Një ditë para hedhjes, nën kujdesin e teknikëve të parashutizmit dhe të Instruktorit Shaban Dani, bëmë kontrollin dhe palosjen e parashutave sipas rregullave të përcaktuara enkas për fluturim dhe hedhjen me to. Pas këtij kontrolli të hollësishëm, të gjith ishim të qetë e të për sigurt se, seicila e kishte kryer mire detyren dhe radhën e punës për palosjen e parashutës së saj, pasi me të do të bënin hedhjen e planifikuar. Sigurisht edhe ekipi i mjekëve që ndiqnin ecurinë e parametrave të shëndetit tonë, konfirmuan se gëzonim shëndet të plotë, dhe emocionalisht ishim të fuqishme për përballimin e sfidës.
Të nesërmen, pasi kryem përgatitjen sipas orarit të veprimeve të shkollës dhe hëngrëm mëngjesin ( i cili për hir të vërtetës, përgjatë periudhës 6 mujore të përgatitjes tonë, na ndryshuan normën e ushqimit duke na trajtuar me normën e ushqimit të pilotit, ku ndër të tjera na jepnin dhe çokollata të mdhaja , të cilat ishin jo vetëm shum të shishme por dhe shum të shëndetëshme ), hipëm në karrocerin e zisit të stërvitjes, dhe me këngë në gojë u nisëm drejt Skuadriles së Aviacionit.
Atje na prisnin drejtuesit e Repartit të Skuadriles, magazinjeri,stafi i teknikës bashkë me Instruktorin Shaban Dani, i cili do na shoqëronte përgjatë fluturimit dhe hedhjes me parashutë.Gjithashu kishin ardhur mjekët, 2 helikopterët e përcaktuar enkas për fluturim bashkë me ekupazhin përkatës dhe fotoreporterët e RadioTelevizionit Shqiptar Enver Muça dhe Artan Tartari të cilët ishin caktuar për xhirimin e vajzave, përgjatë fluturimit,me qëllim që ta trasmetonin në kronikat e emisioneve të Radio Televizionit Shqiptar.
Me helikopterët dhe ekuipazhin e tyre kishim bërë fluturime stërvitore edhe më përpara mbi hapësirat e vëndit tonë e sidomos mbi qytetin e Tiranës dhe fushën e Aviacionit ku do të ekzekutonim hedhjen e shumpritur.
Mbritëm në Skuadrile rreth orës 9.00 të mëngjesit, ndërsa përfaqësuesit e Komandës së Akademisë Ushtarake “Skënderbej” të Ministris së Mbrojtjes dhe të Komandes Aviacionit shkuan drejt Fushës së Aviacionit që të shikonin nga afër momentin e hedhjes. Ndër kohë për efekt sigurie, këto struktura kishin marë dhe masat e nevojshme për ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjith rajonin e përcaktuar enkas për këtë qëllim.
Pas marjes së parashutave, vendosjes në shpinë dhe përpara trupit, mbërthimit të tyre sipas udhëzimeve përkatëse, u dëgjua komanda “Në një rresht mblidhu” e Komandantes së Togës dhe Zv/Komandantes së Kompanisë së vajzave, studentes Zinete Selimaj, e cila raportoi përpara Instruktorit Shaban Dani, “gatishmërinë e vajzave për fluturim”, ndërsa Instruktori menjëher urdhëroi hipjen tonë në helikopterët përkatës.
Të ndara sipas helikoptereve 7 me 8 vajza në seicilin prej tyre, u ngjitem sipas radhës duke zënë vendin e caktuar më parë , sipas peshës dhe gjatësisë. .
Në momentin kur gjithçka ishte në rregull dhe gati për fluturim, ja nisëm vënçe këngës “Kur të nisa për në çetë…”, ashtu siç bënim kur shkonim gjithmonë në stërvitjet e zakonshme. Ekuipazhi u çudit nga entuziazmi ynë, por ai që “u shokua” më shumë ishte fotoreporteri Artan Tartari, i cili me aparatin në qafë dhe i pozicionuar pas shpinës së ekuipazhit të pilotëve, me të qeshur tha: “Or vëlla, më lidhni mua me ndonjë litar pas helikopterit,se unë s’kam as parashutë, dhe ku i dihet se mos më marrin me vete këto”! Jo, jo u përgjigj duke qeshur njëri nga pilotet, mos ki merak, ti rri aty ku je, afer nesh se të mbajmë ne dhe bëj detyrën tënde që, ti filmosh sa më mirë, se do të kërkojnë llogari, pastaj këto !
Ato mezi po presin të hidhen, prandaj janë kaq të gëzuara dhe entuziaste.
Ndërkohë që dyert e helikopterve u mbyllën, ngadalë filluan lëvizjet e helikave të tyre të cilat sapo morën shpejtësinë e nevojshmë filluan shkëputjen nga toka duke u ngritur lart drejt qiellit të kaltët gjer në lartësinë e nevojshme për kryerjen e misionit “Historik”. Helikopterët pasi u rrotulluan 2 herë rreth fushës së aviacionit më në fund ishin gati të nxirnin “shqiponjat nga barku i tyre”.
Entuziazmi në helikopterin ku isha unë arriti kulmin, në momentin kur filloi të hapej dera e helikopterit. Menjëher njëzëri u dëgjua gati… hidhu…. Tanja… e cila ishte e para dhe ndodhej afër derës.
Pa na u dridhur qerpiku, për pak sekonda të gjitha si “Shqiponjat e malit” kishin dalë nga dera e helikopterit, duke lënë të habitur të gjith ekuipazhin dhe fotoreporterin , për guximin dhe kurajon e jashzakonëshme që treguam në këtë moment “ historik” dhe kritik për jetën.
Personalisht në momentin e hedhjes sipas radhës isha e fundit dhe ndodhesha afër ekuipazhit. Nga bisedat e ekupazhit dhe fotoreporterit, më kapi veshi “Ore ç’paskan qënë këto, s’kemi parë ndonjëher këshi soj”, “kemi hedhur parashutistë, por s’kanë qënë si këto ,ka pasur raste edhe janë trëmbur, i kemi shtyrë për ti nxjerë frikën”, ndërsa këto janë trime, shumë të guximëshme, bravo, ju lumtë, ja bën forra, ja u kaluan edhe djemve. E ç’djem more, vallahi këto edhe pa parashutë ti hedhësh , në këbë do bien,s’kanë frik fare ha ha ha .
Pak sekonda u deshën që nga “barku” i helikopterëve të zbarkonin për të parën herë “15 studentet ushtarake që fluturuan si shqiponjat e malit” sy patrëmbura e vitale duke i treguar mbar opinionit se me aktin heroik që kryen u dhanë një mësim të gjithëve duke u bër shëmbull e burim frymëzimi i pashtershëm në historinë e Forcave të Armatosura.
Peisazhi i krijuar në hapsirën e Fushës së Aviacionit, për syrin tim që atë moment isha rehatuar si në kolltuk, ku më shtynte era ngadalë në drejtim të Dajtit, dhe më dukej sikur po qëndroja në ajër dhe s’po zbrisja në tokë, ishte fantastik ndërsa emocionet e kuadrove drejtues dhe vëzhguesëve që na ndiqnin nga posht, fillimisht ishin tronditëse , kur panë që njëra prej vajzave parashutiste nuk po i hapej parashuta sipas kohës së llogaritur, por pak sekonda më von, ndërsa studentes tjetër kupola e parashutës i ngeci në shtyllën e tensionit të lartë, por pa ndonjë problem, pasi ishin marë masat e nevojshme për mbarvajtjen e këtij programi.
E ndërsa këto emocione dhe kënaqësia që përshkronin qënien time ishin të paimagjinushme, po i afrohesha tokës prandaj mu desh të merja pozicionin e duhur për zbritjen e butë dhe normale në tokë , që në atë moment ishte një arë me grurë e porsa korrur, në të cilën kishin lëshuar delet për të kullotur.
E kur “barinjtë e vegjël” u afruan për të parë nga kurioziteti, u befasuan duke thirur : Uaa Uaa qënka vajzë more, qënka vajzë !!! Po u thashë, jam studente e Shkollës së Bashkuar!, dhe vazhdova të mbështjell parashutën, për tu bashkuar e përqafuar me vajzat e tjera të cilave u qeshte nuri , nga emocioni dhe fitorja e suksesit që kishim arritur.
Pra nisma për hedhjen tonë me parashutë, përveç të tjerash theu çdo tabu e mentalitet antifemëror, sfidoi çdo paragjykim në drejtim të forcës , aftësive fizike, inteligjencës, guximit, trimërisë e pregatitjes ushtarake ndaj nesh. Ajo sfidoi epërsinë e krenaris mashkullore duke i treguar mbar opinionit shoqëror dhe atij ushtarak se vajzat janë “Heroina” dhe të zonjat të kryejnë çdo detyrë e aq më shumë kur bëhej fjalë për sfida që kërkojnë sakrifica e privacione për interesa të larta Kombëtare e për Mbrojtjen e Atdheut.
Me këtë akt heroik ne i treguam mbarë opinionit dhe strukturave drejtuese të Ushtrisë, se ishim të afta dhe konkurente të forta në efektivin studentor të AU “Skënderbej” e të pathyeshme drejt formimit të gjithanshëm si oficeret e ardhëshme të shërbimit aktiv, që lamë gjurme në historinë e FA, duke treguar njëkohësisht se “Sakrifica sublime në emër të jetës”, për ushtarakun është jo vetëm detyrë por dhe shprehje e vitalitetit njerzor, e patriotizmit dhe e atdhedashurisë për të cilin jemi betuar për ti shërbyer atdheut dhe kombit,gjer në frymën e fundit.
*Ish Ushtarake e Lartë e FA në MM
-Foto 1, Pas hedhjes me parashutë, poshtë nga e djathta në të majtë, Zinete Selimaj,Lefteri Marini,Myrsete Dramalli,Ilirjana Hyseni,Jolanda Salati,Nikoleta Dedi, Trendafile Xhebraj. Lart nga e djathta në të majtë Zoica Shani, Myzejen Tahiri,Tatjana Koroveshi,Tanja Dedja,Instruktori Shaban Dani,Bujare Abazi,Tatjana Ramadani, Kostanca Bregu, Mira Çaushi
-Foto 2, Zinete Selimaj duke raportuar para Instruktorit Shaban Dani
-Foto 3 Inst. Shaban Dani duke udhëzuar vajzat para fluturimit
-Foto 4 Vajzat M.Tahiri,Z. Shani,K. Bregu,T. Koroveshi,T. Xhebraj,T.Ramadani, pas hedhjes