Gina Lollobrigida feston sot ditëlindjen e saj të 97
Diva italiane e cila ka qenë mishërim i bukurisë mesdhetare, e ekranit të madh dhe jo vetëm, në një ‘luftë’ në distancë me rivalen e saj të pandashme Sofia Loren, feston në 4 korrik ditëlindjen e saj.
Ajo ishte një emblemë e bukurisë të viteve 50. E lindur në 1927 në Bubiaco, Romë, me emrin Luigia Lollobrigida në një familje të pasur, ajo humbi gjithçka për shkak të një bombardimi në fund të luftës.
Takimi me botën e spektaklit vjen në 1947 në skenën e ‘Miss Roma’ dhe falë fotoromacës ‘Në thellësi të zemrës’. Në të njëjtin vit ajo konkurroi në ‘Miss Italia’. Edhe pse nuk e fitoi konkursin asaj ju hapën dyert e Cinecitta.
Të shumtë kanë qenë meshkutj që janë dashuruar me Lollobrigidën. Në 1949 ajo u martua me Milko Skofic, babain e Andreaa, i cili në vitet e fundit ka pasur kontestime të vazhdueshme në lidhje me trashëgiminë së bashku me Dimitrin, nipin e Milko.
Ajo gjithashtu ka përfunduar shpesh në faqet e revistave për shkak të një martese me sipërmarrësin spanjoll Javier Rigau, 34 vjet më i ri se ajo.
Pavarësisht thashethemeve të shumta për lidhjet e saj Lolo është ka gjithmonë e prerë, duke u përpjekur të mbajë larg reflektorëve të mediave jetën e saj private.
Ylli ka ditur të bëjë për vete me buzëqeshjen, ironinë dhe provokimin e saj miliona adhurues në mbarë botën.







Gjina asht njoh edhe ne Shqipni si Yll i bukurise nder ma te bukrat ne Bote.
Aty nga vitet ’60 ne Rrome Ajo mori pjese ne nje parade mode, ku u paraqit me nje
minifund dhe nje bluze shume te bukur… Ne nje nga fotot e vendosuna ne Rrome,
nje italian kishte shkrue poshte per kambet e Saja te bukra: “Ma ne fund bashke!”…
Atehere nuk kishim TV , e kjo, mund t’ ishte edhe humor…, qe qarkullonte edhe tek na.