Në intervistën e tij të parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit i ka dalë edhe detaji ndryshe në zyrën e tij.
Ai ka vendosur krah flamurit të Kosovës, edhe atë kuqezi të Shqipërisë. Ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë kur shprehej se flamuri i vërtetë i gjithë shqiptarëve është ai me shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe, dhe jo ai verdheblu pasi ai ishte i Europës dhe jo i Kosovës.
Duket se Kurti do ta përdorë edhe flamurin kuqezi por në mbledhjen e tij të parë të qeverisë nuk është parë asnjë simbol i Shqipërisë por vetëm i Kosovës. Po ashtu në takimin e ditës së djeshme me ambasadorin amerikan Kosnett, Kurti nuk e kishte flamurin kuqezi por vetëm atë të Kosovës.
Një gjë të tillë nuk e ka bërë Haradinaj më parë ku në takimet e tij zyrtare apo intervista përdorte vetëm flamurin kosovar. Pritet të shihet nëse Kurti do të vijojë ta përdorë flamurin shqiptar në takime zyrtare ose intervistat e radhës.



(BalkanWeb)
GJERAT EMEDHA NISIN NGA ATO ,,TE VOGLA” , POR QE JANE SHPIRTI(ESENCA) E NJE PROBLEMI TE MADH QE PRET
ZGJIDHJE. URIME Z. ALBIN. SHQIPTARET I KE ME VETE. ATA TE MBESHTESIN DHE PRESIN SHUME PREJ JUSH.
MENDOJ SE ,,RROTA” E HISTORISE KA FILLUAR TE LEVIZE NDRYSHE, NE DR5EJTIMIN EDUHUR , DREJT PERENDIMIT DHE JO
LINDJES