Sulmohet ambasada turke në Moskë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat raportojnë se protestuesit e mbledhur para kësaj ambasade kanë gjuajtur godinën me gurë, vezë, domate, bojë dhe sende të tjera të forta.
Nga sulmi siç shihet qartë edhe nga fotot e publikuara nga mediat, janë dëmtuar xhamat e godinës së ambasadës turke. Dritaret në kompleksin e ambasadës u thyen dhe vezët u hodhën mbi muret e saj të mërkurën.
Policia ka pastruar zonën dhe bëri disa arrestime menjëherë pas fillimit të protestës, raporton ajgencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.
Protestuesit mbanin në duar flamujt e Rusisë dhe Sirisë, si dhe pankarta të ndryshme që dënojnë veprimet e Turqisë.
Sipas organizatorëve, në tubim morën pjesë rreth 500 persona.
Kjo ngjarje vjen një ditë pas incidentit në kufirin ruso-sirian, kur Turqia rrëzoi një avion rus me pretendimin se kishte shkelur hapësirën e saj ajrore, por Moska e mohon këtë gjë.
Komentet