Qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë. Dhjetra e qindra autobusë e makina private sollën simpatizantë të PD-së nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërsa përpara kryeministrisë janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë.
Ndryshe nga herët e tjera, kur Policia ka vendosur gardhin me femra përpara godinës së Ramës, sot janë vendosur dy kordonë, njëra me femra, dhe në anën tjetër kordoni i efektivëve meshkuj. Pritet që protestuesit të qëllojnë me vezë gjatë manifestimit, teksa të rinjtë demokratë janë parë të dalin nga selia e PD-së me bikerina me vezë në duar.
ORË PAS ORE:
Protestuesit djegin parrullat e pankartat me fytyren e kryeministrit Edi Rama
Policet femra rrethojne Kryeministrine
![prt3](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt3.jpg)
Ora 11:58 Qëllohet me shkopinj dhe kapsolla drejt Kryeministrisë. Protestuesit djegin parrullat e pankartat me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.![prt4](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt4.jpg)
Ora 11:50 Edmond Spaho: Ne duam të jetojmë në këtë vend por jo me këtë qeveri që na ka mashtruar e tradhtuar, ne protestojmë se nuk jemi bashkëpunëtorë në rrënimin e vendit, të ikë qeveria, të ikë Rama, Meta e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë realitet, askush s’mund të na pengojë, ora e lirisë po troket si para 25 vitesh, shkundu tirani, fundi po vjen.
![prt5](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt5.jpg)
Ora 11:45 Arben Ristani: Në këtë datë, në jubile të protestave që përmbysën regjimin, duhet të ishim bashkë duke festuar për nder të asaj që bëmë atëherë, për nder të punës dhe djersës së derdhur në këto vite për një jetë më të mirë, vend më të begatë. Ja ku jemi duke protestuar sepse nuk na ka mbledhur një datë, por një mandatë e zezë që na ka rënë për pjesë, qeveria Rama-Meta, kundër saj po protestojmë me të njëjtin zemërim si 25 vjet më parë, ndihemi të mashtruar me bijtë e etërve mbi shpinë që si shushunja thëthijnë trupin tonë. kryeministri akumulon 200 milionë euro pasuri të vjedhur nga popull, shohim familjarë që vetevriten se pushohen nga puna, minorene që burgosen me nënën për energjinë, ndërkohë që 400 milionë euro banda kriminale në pushtet i vjedh nga doganat, zemërim e protestë kur shohim që bizneset mbyllen, varfëria shtohet, njerëzi merr rrugët e kurbetit, 100 mijë ikën, 200 mijë aplikojnë për viza amerikane, ikin për shkak të Ramës e Metës, ndërkohë që soji e sorollopi i tyre vjedhin 700 mln në tendera e prokurorime publike, me lekët e djersës sonë ata blejnë jaguarë. Bashkë me shpresën po vdes dhe besimi, krimineli duhet të ishte në burg e jo në kuvend dhe ai i djeshmi të ishte harruar e jo nderuar nga shteti. Ne mund t’i themi ndal kësaj qeverie, neveri për këtë qeveri, nuk duam pushtetin dhe ndërrimin e vendeve, por ti jepet mundësia popullit me zgjedhje të parakohshme me votë të lirë e të ndershme të vendosë për rrugën që duhet të ndjekë vendi. Poshtë qeveria Rama-Meta. Protesta të vazhdueshme….
Ora 11:42 Protestuesit gjuajnë me vezë në drejtim të Kryeministrisë.
![prt6](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt6.jpg)
![prt7](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt7.jpg)
Ora 11:31 Gent Strazimiri flet para turmës së mbledhur para Kryeministritë.
“…na ndajnë dhe fare pak orë nga thirrja e parë këtu e 25 vjet më parë në qytetin me banorët më të rinj të Shqipërisë, në një natë pa drita, pa bukë, gri, me hije të sigurimit, thirrën poshtë komunizmit, dhe aty nisi drita jonë. I kishin katandisur bijtë e shqipes që të vetmen aspiratë kishin të shkonin në europë, vuante për bukë atdheu, vuante nga plagët e shkaktuara prej baballarëve të tyre që sot janë nëpër zyra, i vrisnin poetët e atdheut në mes të shesheve, me cinizëm firmoste për vrasjen e poetit KriRtaq rama, Biblil Klosi, Hamid Beqja, Sulejman Bushati. Sot pas 25 vjetësh atdheu nuk gjen dot paqe. Jemi këtu ti japim paqe atdheut…25 vet më parë dukeshin shumë të fortë, e mbajtën 46 vjet atdheun, dukeshin të fortë se kishin Titon, pastaj Stalinin, e pastaj dukeshin të fortë se kishin në krah kinezët, sot janë po ato qelbësira që duken të fortë se aleancën e kanë bërë me krimin, trafikantët e prostitutave, narkotrafikun, bijtë e shqipes enden në europë më shumë se sirianët, afganët e irakenët. A e duam ne këtë vend më pak se afganët, jo motra e vëllezër, atdheun e kanë plagosur të njëjtët kërma, jemi mijëra herë më shumë se studentët 25 vjet më parë, rreth e qark na rrethojnë sigurimi i shtetit, oficerët e Kadri Hazbiut që sot gjasme do ruajnë demokracinë, ne u themi nuk jeni shteti, ne jemi populli dhe ju jeni të pushuar. Ne nuk na ndal narkoenverizmi që kanë ngritur, nuk është shtet burgu, papunësia, varfëria, nisim rrugëtimin për të marrë fatet e atdheut, për ti thënë ndal rikthimit të së kaluarës, na mungon azem hajdari lideri i dhjetorit, por mos harroni. secili ti dalë zot atdheut, sot del mesazhi që niset e nuk ndalet, mesazh patriotik që duhet të shkojë kudo, besimin e bëjmë të gjithë bashkë ne, sa më shumë të bëhemi aq më shumë ngjallim shpresën, nëse atdheu lëngon nuk ndërrohet atdheu, ndërrohet qeveria”,- tha Strazimiri.![prt8](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt8.jpg)
Ora 11:30 Këndohet himni kombëtar. Basha dhe eksponentë të PD-së në podium.
Ora 11:27 Protestuesit thirrje kundër Qeverisë.
![prt9](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt9.jpg)
![prt10](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt10.jpg)
Ora 11:25 Kreu i PD-së Lulzim Basha mes protestuesve duke shkuar drejt Kryeministrisë.
![prt11](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt11.jpg)
Ora 11:13 Mbushen rrugët me protestues, me pankarta në duar, kuti kartoni në duar dhe çanta. Rreth 1500 forca policore në terren. “Dua bukë për fëmijët e mi”, një nga parrullat që mbajnë në duar protestuesit.
![prt12](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt12.jpg)
![prt13](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt13.jpg)
Ora 11:08 Qindra protestues janë mbledhur para selisë blu, sheshi ‘Skënderbej” dhe para Kryeministrisë, në pritje të liderit të opozitës për të nisur protestën.
Ora 11:00 Ja disa nga mënyrat që kanë gjetur protestuesit sot për të shprehur revoltën.
![prt14](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt14.jpg)
![prt15](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt15.jpg)
![prt16](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt16.jpg)
Ora 10:51 Nisin të mblidhen protestuesit e parë përpara Kryeministrisë.
![prt17](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt17.jpg)
![prt18](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/12/prt18.jpg)
vuvuzelat qe perdoren per protesten
Komentet