Deputeti kontrovers i PD-së, Eduard Selami, i cili ishte dje në protestën opozitare, është shfaqur pak orë pas përfundimit të saj duke shtrënguar duart me Kryeministrin Rama.
Selami, ashtu sikurse Rama me të shoqen, morën pjesë në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
Rama dhe Selami janë fotografuar në një moment mjaft miqësor mes tyre, në një kohë kur deputeti i PD-së i ka shtuar kritikat ndaj lidershipit të partisë që përfaqëson.
Jo më larg se dy javë më parë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Selami kritikoi ashpër PD-në dhe lidershipin e saj se nuk po ngjallin shpresë.
Menjëherë pas kësaj, ai u sulmua nga shumë eksponentë të djathtë, të cilët e kanë cilësuar si deputetin e “Zërit të Amerikës”, pasi më shpesh, sipas tyre, flet atje sesa në Parlament.



Komentet