Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Tomisllav Nikoliçi, janë parë të veshur njëlloj në Sofje, në kuadër të Samitit të SEECP’së.
Kostum ngjyrë të kaltër të errët dhe kravata ngjyrë vjollcë ishin zgjedhjet identike që kishin vendosur të vishnin presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.
Kjo rastësi e çuditshme nuk ka shpëtuar pa u vënë re, dhe fotografia e dy liderëve është bërë shpejt hit në rrjetet sociale.

Komentet