Policia e Shtetit me një reagim të nxituar dhe skandaloz, kërkon të mohojë se një efektiv i forcave speciale të FNSH-së u ka nxjerrë armën brenda ambienteve të Kuvendit, deputetët të Partisë Demokratike.
Policia arrin deri aty sa të mohojë edhe pamjet filmike të bëra nga protestuesit dhe deputetëve gjatë momentit të përplasje.
Sigurisht reagimi i policisë është i urdhëruar politikisht, ashtu siç ishte urdhëruar politikisht edhe të futej në një objekt të rëndësisë së veçantë që ruhet ekskluzivisht nga Garda e Republikës.
Reagim i Policisë së Shtetit
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.
Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.
Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnjë punonjës policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.
Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.
sn