Në vitin 1937, me rastin e festimeve të 25-vjetorit të Pavarësisë, eshtrat e Naim Frashërit u sollën nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, duke parashikuar edhe ndërtimin e një varri të denjë për të më pas.
Por dekada më pas, eshtrat e Naim Frashërit u nxorën sërish për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit. Ndërkaq monumenti i vjetër u shkatërrua pa mëshirë, duke i humbur kujtesës sonë kolektive edhe një brilant tjetër, ekzistenca e të cilit na dëshmohet vetëm nga këto foto.
Komentet