Esat Osmani nga Gjakova është shqiptari i parë i Kosovës që ka pasur rastin ta takojë ish presidentin e Amerikës George H. W. Bush, në vitin 1990.
Esat Osmani, në atë kohë, kishte 18 vite që punonte në New York, gjegjësisht në përfaqësinë e Aerotranstportit Jugosllav.
Kjo fotografi është realizuar në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast, delegacioni shqiptar shprehu pakënaqësitë e komunitetit shqiptar në SHBA.
Pas kësaj vizite që delegacioni shqiptar në krye me Esat Osmanin i kishin bërë Shtëpisë së Bardhë, Osmani pas ardhjes së tij në Prishtinë, ishte shprehur mjaft i kënaqur.
Gazeta “Zëri”, ka shkruar për këtë vizitë, ku mes të tjerash thuhet se pas këtij takimi, delegacioni shqiptar ka marrë mjaft mbështetje për Kosovën dhe se siç ka raportuar “Zëri” në atë kohë, “ se zgjedhja fatlume për Kosovën nuk është edhe aq larg.
Komentet