Princi Leka II dhe e dashura e tij e jetës dalë më 4 Korrik
Voal- Voal.ch shkruan se prestigjiozja franceze Paris Match publikoi javën që shkoi një fotoreportazh të Princit Leka II dhe Elia Zaharia, nën titullin “Princi Leka II dhe Elia Zaharia të dashuruar në Stockholm”.
Ky reportazh botohet vetëm tre muaj larg, shkruan Le Paris Match, nga martesa, kur të dy gjatë muajit korrik “bënë një arratisje” në Suedi.
Në fillim të korrikut që shkoi, Princi Leka II i Shqipërisë, 34 vjeçar dhe e fejuara e tij e bukur prej 2010, aktorja Elia Zaharia, kanë pozuar së bashku gjatë një vizite disa ditore në Stockholm.
Ata patën mundësi të merrnin pjesë në një pritje për nder të tyre në Pallatin Mbretëror të Mbretit Carl Gustaf XVI i Suedisë.
Të dashuruarit po ashtu dhanë edha disa intervista dhe pozuan për disa sete fotografish.
Disa nga këto foto janë zbuluar në fund të gushtit 2016.
Ato kanë fokusuar pretenduesin për fronin mbretëror shqiptar me të dashurën e zemrës së tij me të cilën ndan jetën prej disa vjetësh.
Të dy duke shndritur nga lumturia dhe dashuria në prag të dasmës së tyre që do të mbahet 8 tetorin e ardhshëm të Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.
Leka II u zhvendos me prindërit e tij në Shqipëri kur ai ishte 20 vjeç
I lindur më 26 Mars, 1982 në Johanesburg, Afrika e Jugut, Princi Leka II është nipi i Mbretit Zog I.
Pasi u zgjodh president i republikës, Zogu I u vetëshpall mbret i shqiptarëve më 1 shtator 1928, duke mbretëruar për gati dhjetë vjet e gjysmë, deri në pushtimit italian të Shqipërisë 7 prill 1939 kur u mërgua nga Atdheu.
Monarku i vjetër vdiq në Francë në vitin 1961, pa qenë në gjendje të kthehej në vendin e tij. Deri në vitin 2002 kur e veja e tij, Mbretëresha Geraldine dhe djali i tyre, Princi Leka, fituan të drejtën të kthehen në Shqipëri.
Bashkë me Princeshën Susan, gruan e me origjinës britanike dhe djalin e tyre, i quajtur gjithashtu edhe ai Leka, kur djali ishte në moshën 20 vjeçare.
Me vdekjen e babait të tij në vitin 2011, Princi i ri Leka II u bë kreu i shtëpisë mbretërore të Shqipërisë.
I integruar mrekullisht në këtë vend, ai ka punuar në disa zyra ministrore dhe tani është këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani./Burimi:Paris Match /VOAL
Komentet