Edhe në Kosovë u shënua Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara – ku flamuri amerikan valvitet kudo dhe pa frikë – mund të thuhet se e gjitha filloi me ngritjen e flamurit të Amerikës në vitin 1996 në prani i të Dr. Ibrahim Rugovës dhe Kongresmenit Eliot Engel, me rastin e hapjes së Zyrës Informative të USIA, pjesë e së cilës ishte edhe Zëri i Amerikës në atë kohë.
Në vitin 1996, SHBA’ja kishte hapur Zyrën e saj informative në Kosovë, me lejen e Beogradit, por këtij akti i ishin gëzuar shumë kosovarët, e më së shumti lideri i asaj kohe, Ibrahim Rugova, i cili qysh atëbotë fliste për miqësinë speciale Kosovë-SHBA, duke mos i ndalur thirrjet që Amerika të ndërhyjë për ta shpëtuar Kosovën nga forcat serbe të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Fotografia është shkrepur nga fotoreporteri i njohur, Ridvan Slivova. /Express/

Komentet