Rusia është në zi për 224 viktimat e rrëzimit të aeroplanit, të shtunën në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Hetuesit po bëjnë përpjekje të përcaktojnë shkakun e tragjedisë. Një degë lokale e grupit militant të Shtetit Islamik ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin, por pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga autoritetet ruse. Burimet egjiptiane të sigurisë kanë thënë se nuk ka indikacione se avioni Airbus A321 është hedhur në erë. Aeroplani i kompanisë Kogalymavia ka qenë duke fluturuar nga Sharm el-Sheiku në Shën Petersburg. Më poshtë mund të shihini fotografi nga vendi ku ka ndodhur fatkeqësia.
Komentet