Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.
Këto pamje janë nga data 2 prill 1991, të protestës masive në Shkodër, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.
Ato janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, por djemtë e tij, pasardhës në këtë profesion, i përcjellin për publikun.
Gjatë protestës para Komitetit të PPSH-së në Shkodër
Ditën e sotme, këto fotografi të rralla do të jenë të ekspozuara në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër. Ky 2 prill shënon 25-vjetorin nga ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.
Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.
Në këto fotografi tregohen qartë e me detaje se çfarë ndodhi më 2 prill, në qytetin e Shkodrës. Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.
Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë. Më pas dallohen turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.
Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart.
Pas kaq vitesh, këto fotografi dalin në dritë si pjesë e historisë së viteve të para të demokracisë.
Katër viktimat e masakrës së 2 prillit, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në pazarin historik të Krujës, ku është pritur me ngrohtësi nga artizanët vendas.
Në një moment simbolik, ata i . . .
Aktorja turke, Deniz Durmaz, numëron mbi 371 mijë ndjekës në Instagram. Shumë e krahasojnë atë me yllin e Hollywoodit, Angelina Jolie, për shkak të pamjes së saj.
Pothuajse nën çdo v . . .
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme.
Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë . . .
Presidenti Donald Trump u betua për një mandat të dytë më 20 janar, duke u bërë presidenti i 47-të i vendit katër vjet pasi ai la detyrën si i 45-ti.
Në fjalimin e tij inauguru . . .
Fotografitë nga arkivi tregojnë madhështinë dhe ceremonitë e betimit të presidentëve amerikanë në Uashington, gjatë 100 vjetëve të fundit.
1 Autokolona e presidentit Calvin Coolid . . .
Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame në Paris ka vendosur të rihapë dyert e saj për publikun më 7 dhjetor, duke shënuar një rast të rëndësishëm për Francën dh . . .
Mbahet në Tiranë ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej.
Kjo ceremoni është organizuar në disa qytete të Shqipërisë si Vlorë e Shkodër.
Në Paradën e Shqiptarëve në Tira . . .
Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë po marrin pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “Në . . .
Opozita zhvilloi pasditen e së martës një protestë, e shpërndarë të 5 pikat kyçe të kryeqytetit, ndërsa nuk munguan përplasjet, tensionet, por edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë . . .
Princesha Kate Middleton, bëri daljen e saj të parë publike që kur njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë.
Kate u pa duke marrë pjesë së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Ca . . .
Të paktën 120 qytetarë ukrainas, kryesisht nga rajoni i Transkarpateve, mbetën pa strehë, derisa mijëra të tjerë përballen me dëbim pasi Hungaria po zbaton një dekret që kufizon str . . .
Komentet