“Nuk e kemi kapur ende”, deklaroi për ATS Hanspeter Krüsi, zëdhënësi i policisë kantonale, që ka vendosur në faqen e vebit të saj  foto të viktimës dhe shpreson që të ketë dëshmitarë rreth vrasjes.Shqiptari nga Kosova quhet Haki Spahiu. Ai u vra me të paktën një të shtënë të në 5 të mëngjesit në Webergasse, në pjesën e qytetit të vjetër, vetëm pak hapa nga katedralja. Një grua dëshmitare tregoi se beson se e ka parë vrasësin që ka vrapuar drejt sheshit Gallusplatz.

2016-05-14_11-41-49

“Jemi duke analizuar të gjitha të dhënat”, është shprehur  Krüsi.

Ndërkohë që gjatë hetimit është zbuluar që viktima banonte në një dhomë jo larg vendit ku u vra, dhe presupozohet se vrasësi e ka pritur viktimën që të dilte nga banesa për të vrarë.

Shqiptari nga Kosova jetonte ilegalisht në Zvicër. Për herë të parë ai kishte hyrë në Zvicër në vitin 2000 si kërkues azili, dhe pastaj ai kishte vijuar të jetonte në Zvicër si klandestin.

Pas 13 vitesh, në vitin 2013 ishte zbuluar se punonte në të zezë në Gossau (SG) dhe ishte dëbuar për në Kosovë. Prej gushtit të vitit 2013 atij i ishte ndaluar hyrja në Zvicër për tre vjet.

Por siç shihet, Haki Spahiu kishte rihyrë në Zvicër dhe kishte nisur përsëri punën në të zezë. Kur është vrarë mbante të veshura rroba të punëtorëve që punojnë në ndërtim, ku punojnë pjesa më e madhe e shqiptarëve të Zvicrës, dhe mesa dukej kur është vrarë ishte duke shkuar në punë.

Policia ende nuk ka zbuluar nëse ishte në konflikt me dikënd.

Sipas disa të dhënave nga dëshmitarë të ndryshëm, dyshohet se vrasësi ishte një burrë trupmadh 40-50 vjeçar, që mbante të veshur një paltë xhinze në blu të hapur dhe një xhaketë të errët e në duar mbante një çadër blu. Burimi sda-ats /20 Minuten

2016-05-14_11-43-39

2016-05-14_11-42-45

1x11x1