30 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federate kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare, që vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi pënjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.
Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit 1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik.
Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike.
Ndryshmi madhor ditën e 23 dhjetori 1989, u vu në binarët e duhur historik jo vetëm në saje të guximit intelektual të nismëtarëve që e përgatiten Kuvendin (programin politik, statusin dhe formalitetet tjera që i duheshin gjithë procesit), por për më tepër nga guximi l pjesmarrëve në Kuthendin Themelues, atyre 150 vetave, intelektualë të të gjitha profileve, të cilët i dhanë legjjitimitet punës së nismëtarëve. Andaj, me të drejtë mund të thuhet se pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokrtike të Kosovës janë themeluesit e njëmend të lëvizjes kombëtare, që e bënë historinë…
(Fotot nga Iliaz Bylykbashi,kronist i zellshëm i kthesave historike).

Dr Zenel Kelmendi, në emër të Këshillit Inicues, hap kuvendin themelues

Jusuf Buxhovi, koordinator i Këshillit nismëtar, paraqet programin e partisë dhe statudin

Dr Ibrahim Rugova, pas zgjedhjes president, falemenderohet dhe premton se LDK do të kryej misionin historik

Dr. Zekeria Cana, anëtar i Këshillit Inicues, përshëndet Kuvendin në emër të Këshillit për të Drejtat dhe liritë e njeriut

Pamje nga puna e Kuvendit: nënshkrimi i listave nga ana e pjesëmarrësve në Kuvend ku konfirmohej pranimi i progamit dhe statusit të anëtarësisë. Mes pjesëmarrësve kishte personalitete eminente si : Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Fehmi Agani, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Mark Krasniqi, Ymer Jaka, e të tjerë…

Pamje nga Kuvendui: akademik Dervish Rozhaja, Bujar Bukoshi e të tjerë,,,

KOnferenca e parë për shtyp e Rugovës dhe Kryesisë së zgjedhur (J,Buxhovi, sekretar dhe anëtarëve Bukoshi, Ali, N. Kelmendui dhe M. Kraja) me gazetarë vendor dhe tël huaj.
Komentet