Automjeti me të cilën lëviz politikania shqiptare Ermira Mehmeti në Maqedoni, e cila para disa kohësh u vu në qendër të vëmendjes për disa biseda të nxehta mes saj dhe zv/kryeministrit maqedonas, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
Ajo ka postuar një foto në “Facebook” dhe ka një mesazh për ata që e sulmojnë. Ajo thotë se kurrë nuk do të ndalet, pavarësisht sulmeve, kërcënimeve dhe shantazheve.
MESAZHI
Kercenim, frikesim, shantazh, apo mesazh qe ta mbyll gojen?
Ju mund te vazhdoni te theni edhe xhamat tjera te makines time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni te beni skenare kunder meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike!
Pacit dite te mbare,
Familja Mehmeti
Komentet