Ishte viti 1944, kur batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin, klerikun e deklaruar per simpatine e tij te hapur ndaj mbretit Zog. Ish kreu i Arkiven ne Ministrine e Brendshme, Kastriot Dervishi zbulon te dhena nga ngjarje e tmerrshme e atij viti.
Kastriot Dervishi
1944/Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin
Atë Lek Lulashi ishte ndër të paktët klerikë që simpatizonte hapur Mbretin Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij tejet të vërtetë se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë. Për këtë arsye, komunistët vendosën ta vrasin e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre. Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët si injorantë edhe në shpjegime, e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte “ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve” (!). Në fakt, vetëm komunistët mund të bëjnë aleatë gjermanët dhe britanikët në vitin 1944. Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:
“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.
Nje barbari e pashembullte. Te tilla kane qene te shumta, pasi kleriket te shkolluar ne Peredim dinin se çfare pasojash kishte vendosja e komunizmit ne Shqiperi dhe ndaj komunizmi i kishte kundershjtaret e tij me te rrezikshem ndaj perdori lloje lloje menyrash per ti zhdukur.
Komunistet vegel eTitos e Stalinit kane bere krime mbi patriotet per te hipur ne pushtet.Keta bene lufte nacionalshkatrimtare mbi popullin shqiptar ne pergjithesi.Ata u terhoqen prej trojeve arberore dhe ua lane jugosllaveve e grekeve.
Ekzekutimi makaber ka ndodhur me te vertete, por faktet jane ndryshe gjithashtu edhe autoret. Kjo spjegohet mire te libri Bijt e shqipes e misionarit englez, Emry, dhe te nje leter, qe ato dite i dergon nga malet e Btoshes, Nik Sokoli, fratit te Nikjat, At Zef Pllumit, ku e ngushellon per vrasjen tragjike te Pater Lekes. Misioni i Pater Lekes ishte per te percjelle deri ne Mal te Zi nje mision englez dhe rruges ne kthim, duke qene edhe ne bese per kete levizje kapet, turturohet dhe i pritet koka nga komunistet me Mehmet Hoxhen ne krye…Te njejetin fat tragjik pati edhe shoqeruesi i tij nje djal trim nga Laberia.