Nuk dihet se cili vit është po nga foto duket që është një takim i bërë përpara Parlamentit dhe kjo tregon se është bërë në kohën kur Ahmet Zogu ka qënë Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1924.
Në këtë foto të postuar nga zëdhënësja e FSHF, Jona Dervishi duket ekipi kombëtar i futbollit i rreshtuar në një takim në Zogun qe duket te jete si nje takim para ne ndeshje te rendesishme ose pas nje fitoreje te arritur edhe pase jo zyrtare.
Kjo foto tregon që drejtuesit e shtetit shqiptar kanë pasur një vlerësim për kombëtaren e futbollit që nga fillesat e saj deri tek kryeministri aktual.
Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompedicioni përpara se të fillonte).
FSHF-ja u krijua më 30 Qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 Qershor — 16 Qershor) dhe në 1954, ai ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s.
Kjo eshte kombetarja aktuale qe hyri ne histori pas kualifikimit per ne kampionatin europian “France 2016”:

Komentet