VOAL

VOAL

FOTO – Edhe Angela Merkel është fanse e shqiptares Eleni Foureira!

May 18, 2018

Komentet

Ndahet nga jeta këngëtari i shquar i operës Agim Quku- Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Dhe një ditë të vrenjtur shtatori, na iku xhaxhi Gimi. i heshtur dhe paqësor, krejt ashtu siç jetoi gjithë jetëj e tij. Prefekti legjendar i filmit dhe operetës “Karnavalet”! Si rastësi djallëzore, po atë ditë që vepra “karnavalet” bën premierë në vendlindjen e tyre, në qytetin e Korçës! Fluturoi larg një nga ikonat e fundit të gjeneratës së artë të TKOB, por fatkeqësisht nuk do ta shihni në për lajme, mr kronika speciale, transmetime të drejtpërdrejta dhe portrete të ngulitura në revista dhe portale. Pasi bass/bariton Agim Quku i përket absolutisht, atij ciklit të talenteve të humbura të një vendi gri, që ngritën dhe mbajtën mbi supe gurin e themelit të operës vendase! Në kohëra jashtëzakonisht të largëta kur arti bëhej me pasion, talent, dëshirë dhe sakrificë.
Gimi i përket brezit më të humbur artistik, pasi lulëzimi dhe gjelbërimi i tyre skenik ndodhi krejt në dimrin e madh, atëhere kur çizmat e tiranit shkelën çdo lloj mundësie. Ata udhëtuan në të gjithë Shqipërinë në kushtet më të vështira. Ata këndonin opera dhe jepnin koncerte në vendet më të çuditshme, si fabrika, kantiere, miniera, kooperativa, dhe fshatra të largëta. Ata e kaluan rininë e tyre dhe derdhën talentin e pa marrë as gjenë më të vogël. Kaluan lumenj, ngjitën male, fjetën në konvikte, punuan në ndërtime “vullnetare” për tu pajisur me shtëpi, pritën në për radhë me orë të tëra për bukë e qumësht dhe kënduan me kostume të grisura dhe këpucë me vrima. Dhe sa e sa detaje të tjera rrëqethëse që mund të flas me ditë të tëra…
Por kryesisht ata jetuan si zogj të lirë të artit në bunkerin pa diell të shtypjes. Ata dhe ai, shkruan faqet më të ndritura të historisë muzikore të këtij vendi bashkë me Pëllumbin, Kamanin, Gjergjin, Petrikën, Jakun e të tjerë. Të gjitha sot të larguar nga kjo botë e kotë. Të harruar nga shteti, nga komuniteti artistik dhe bota mediatike. Pa lavde, qoka, piedestale, kapaçka dekorate, fletushka, pensione, mirënjohje por ama….më dosje shumë të renda nëpër raftet e pluhurosura të institucioneve artistike.
Në vend të epilogut, edhe pse mund të shkruaja shumë për veprimtarinë e tij, enkas në një vend që “shkipu” artin operistik vetëm para disa vitesh, që “qartësisht” nuk “ekzistonte asgjë më parë nga të vjetrit” dhe të gjitha bëhen për herë të parë “sot” në muzikën lirike, Gim Quku nuk ka qënë vetëm ai prefekti fisnik në karnavalet, “PoSi”, po përtej këngëve të lehta në festivale, anketa, koncerte maji, Ansambleve të ndryshme, ka edhe një veprimtari të pasur dhe të gjerë operistike, me role si:
1968 Gjergj Araniti në Opera Skënderbeu (Prenk Jakova), 1968- 1975 gjyshi Ndoe Opera Mrika (Prenk Jakova), 1969 Xhemali në Opereta Brigada e grave (Llazar Morçka), 1971 Koleni në Opera Bohema (Puçini), 1972 /1983 doktori në Opera La Traviata (Verdi), 1974 Vangjeli në Opereta dhendri u transferua (Agim Prodani), 1975 Ademi në Opera Komisari (Nikolla Zoraqi), 1978 prefekti në opereta karnavalet (Avni Mula), 1978 doktori në Opera Lulja e kujtimit (Kristo Kono),1979 Bazilio në Opera Berberi i Seviljes (Rosini), 1979 agjenti në opera Goça e Kaçanikut (Rauf Dhomi), 1980 Gjergji në Opera Vjosa (Tish Daia),1981 Meti në Opera Toka Jonë (Pjetër Gaci), 1981 Cuniga nga Opera Karmen (Bize)….
U prehsh në paqe i qeshur dhe i dashur Gimo, ashtu siç ishe në këtë jetë. Të jesh i sigurt që të presin miq edhe kolegë për të vazhduar historitë dhe bëmat e turneve dhe koncerteve. Ma përqafo Gjergjin. Qofsh i paharruar i madhi Agim Quku

CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Taylor Swift në koncertin në Stadiumin Wembley të Londrës (21 qershor 2024)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë, synonin të vrisnin “dhjetëra mijëra” pjesëmarrës. Sulmi dështoi pasi agjencia amerikane e zbulimit CIA mori informacione që mundësuan arrestimin e autorëve, njoftoi nëndrejtori i CIA-s.

CIA njoftoi autoritetet austriake për planet e terroristëve, të cilët mendohet se kanë lidhje me grupin Shteti Islamik. Nga informacionet e zbulimit dhe arrestimet që pasuan, u anuluan edhe tre turne për të cilat ishin shitur paraprakisht të gjitha biletat, duke i pezmatuar kështu artdashësit që kishin udhëtuar nga mbarë globi për të ndjekur koncertin e Taylor Swift-it.

Nëndrejtori i CIA-s, David Cohen, foli për këtë gjatë takimit vjetor për Zbulimin dhe Sigurinë Kombëtare, të mbajtur në Merilend.

“Po planifikonin të vrisnin një numër shumë të madh – dhjetëra mijëra persona në këtë koncert, ndër ta me siguri shumë amerikanë – dhe kishin përparuar shumë drejt këtij objektivi”, tha zoti Cohen të mërkurën. “Austriakët arritën t’i bënin arrestimet pasi agjencia jonë dhe partnerët tanë në komunitetin e zbulimit u dhanë informacione për ato çfarë planifikonte të bënte ky grup i lidhur me ISIS-in”.

Pjesëmarrësit duke mbërritur tek një nga koncertet e zonjës Swift

Pjesëmarrësit duke mbërritur tek një nga koncertet e zonjës Swift

Zyrtarët austriakë thanë se i dyshuari kryesor, një shtetas austriak 19-vjeçar, ishte i frymëzuar nga Shteti Islamik. Ai mendohet se planifikonte ta bënte sulmin me thika dhe eksplozivë artizanalë jashtë stadiumit, ku do të mblidheshin mbi 30 mijë artdashës. Rreth 65 mijë pjesëmarrës të tjerë pritej të ishin brenda stadiumit. Hetuesit zbuluan substanca kimike dhe pajisje teknologjike gjatë bastisjes së shtëpisë së tij.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, ishte shprehur më parë se nevojitej ndihma e agjencive të tjera të zbulimit, pasi hetuesit austriakë, në dallim nga këto agjenci, nuk kanë kompetenca ligjore për të monitoruar mesazhet e celularëve.

Avokati i 19-vjeçarit ka thënë se akuzat janë “të ekzagjeruara, në rastin më të mirë” dhe pretendoi se autoritetet austriake po e fryjnë rastin për të përfituar kompetenca më të mëdha për përgjime.

Taylor Swift e theu heshtjen e saj javën e kaluar, pas përfundimit të koncerteve në Londër.

“Anulimi i koncerteve në Vjenë ishte tronditës”, shkruajti ajo në Instagram. “Arsyeja për anulimin më dha një ndjesi të re frike dhe faji të madh, pasi kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në koncerte”.

Ajo falenderoi autoritetet, duke shkruar se “falë tyre, ne mbajtëm zi për koncertet dhe jo jetët” e humbura. Ajo shtoi se nuk pati folur më herët, për t’i dhënë kështu përparësi sigurisë.

Oficerët e policisë britanike gjatë ditës së parë të turneut të këngëtares Taylor Swift

Oficerët e policisë britanike gjatë ditës së parë të turneut të këngëtares Taylor Swift

“Më lejoni të jem shumë e qartë: nuk do të flas publikisht për diçka nëse mendoj se kjo mund të provokojë ata që do të donin të lëndonin artdashësit që vijnë në shfaqjet e mia”, shkroi ajo.

Firma organizatore e koncertit, “Barracuda Music”, tha se e anuloi turneun prej tre netësh në Vjenë që do të fillonte më 8 gusht, sepse arrestimet e bëra në lidhje me komplotin u bënë shumë afër kohës së shfaqjes.

I dyshuari kryesor, si dhe një 17-vjeçar, u arrestuan më 6 gusht, një ditë para se të njoftoheshin anulimet. Një i dyshuar i tretë 18-vjeçar u arrestua më 8 gusht. Emrat e tyre nuk u bënë të ditur, në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.

Koncertet në Londër, ndalesa e radhës pas Vjenës, u bënë pasi një sulm me thikë në një klasë vallëzimi me temë muzikën e zonjës Swift, la të vdekura tre vajza të vogla në Britaninë e Madhe. Në një deklaratë të bërë pas sulmit në qytetin britanik Southport, zonja Swift tha se ajo ishte “plotësisht e shokuar” dhe “plotësisht pa fjalë për mënyrën se si t’u shpreh ndonjëherë ngushëllimet këtyre familjeve”. Mediat raportuan se zonja Swift u takua me disa nga të mbijetuarit në Londër.

Sulmet e planifikuara në Vjenë sollën gjithashtu në mendje paralelizma me një sulm vetëvrasës të vitit 2017 në një koncert të Ariana Grandes në Mançester, të Anglisë, që vrau 22 persona. Bomba shpërtheu në fund të koncertit të këngëtares Grande ndërsa mijëra të rinj po largoheshin, duke u bërë kështu sulmi më vdekjeprurës ekstremist në Britani në vitet e fundit.

Zoti Cohen vlerësoi të mërkurën punën e CIA-s për parandalimin e dhunës së planifikuar, duke thënë se “sukseset” e tjera të kundërterrorizmit në parandalimin e sulmeve të tilla, zakonisht kalojnë pa u mësuar publikisht.

“Mund t’ju them se brenda agjencisë sime, dhe jam i sigurt se edhe në agjenci të tjera, pati njerëz që mendojnë se ishte një ditë vërtet e mirë për Langley-in”, tha ai, duke iu referuar emrit të selisë së CIA-s.

Turneu i koncerteve të këngëtares Taylor Swift rifillon në vjeshtë.

Shtëpia e koncerteve të ‘The Beatles’ jepet me qira në Airbnb 2

Shtëpia ku “The Beatles” luajtën disa nga koncertet e tyre të para, është hapur si Airbnb, nga Pete Best, bateristi origjinal i grupit.

Në periferi të Liverpool-it, shtëpia e famshme për organizimin e disa prej koncerteve të para të “The Beatles”, tashmë po merr jetë duke u listuar në Airbnb.

Mona Best, nëna e bateristit të grupit Pete Best, hapi “Casbah Coffee Club” në West Derby, në vitin 1959, pak para se të formohej grupi.

Grupi vazhdoi të performonte më shumë se 40 herë në bodrumin e kësaj shtëpie, në një rrugë të qetë banimi, pasi kishte organizuar gjithashtu 13 koncerte nga grupi i parë i John Lennon, “The Quarrymen”.

“Casbah” filloi me koncertet e së shtunës në mbrëmje, por shpejt u hap nga e premtja në të diel. Pasi u mbyll tre vjet më vonë, mbeti një atraksion turistik për fansat e “Beatles” nga e gjithë bota.

Tani prona është shndërruar në disa suita, të emërtuara sipas anëtarëve grupit – njëra njihet si “Best” në vend të Ringo Starr, i cili u bë bateristi i “The Beatles”, në 1962.

Stuart Sutcliffe, bas kitaristi i grupit, gjithashtu ka një dhomë në nder të tij.

“Beatles luajtën këtu, festuan këtu dhe fjetën këtu”,- tregon Pete Best.

82-vjeçari shton se kjo mënyrë e shfrytëzimit të kësaj shtëpie është menduar si një “vlerë e qëndrueshme” për grupin më të famshëm në botë.

Ai ka punuar në shndërrimin e shtëpisë në banesë me qira që nga viti 2020, së bashku me vëllain e tij më të vogël, Roag, 62 vjeç, djali i menaxherit të “The Beatles”, Neil Aspinall.

Norika Sefa e fiton çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës

Ekipi i filmit “Like a sick yellow” në Festivalin e Filmit të Sarajevës, Bosnje e Hercegovinë.

 

Regjisorja nga Kosova, Norika Sefa, e ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës të premten, me filmin e saj “Like a sick yellow” (“Si e verdhë e sëmurë”).

Ky është çmimi i dytë që Sefa e fiton me këtë film brenda këtij muaji, pasi “Like a sick yellow” u zgjodh filmi më i mirë kombëtar në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”, më 10 gusht në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, e uruan Sefën për çmimin e fituar në festivalin e Sarajevës.

“Urime Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse”, shkroi Kurti në Facebook.

Çeku e vlerësoi çmimin e fituar nga ajo si “edhe një arritje tjetër që shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë”.

Ndërkohë, çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës në Bosnje e Hercegovinë e fitoi filmi “Three kilometers to the end of the world”, i regjisorit nga Rumania Emanuel Parvu, pasi e mori çmimin “Zemra e Sarajevës” për filmin më të mirë artistik.

Ky ishte Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë dhe përfundoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve të premten.

Gjatë festivalit u shfaqën më shumë se 250 filma nga e gjithë bota. REL

Legjenda e filmit francez Alain Delon do të varroset të shtunën me një ceremoni private

Alain Delon, ikona franceze e kinemasë që vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare, do të varroset në një ceremoni private në qendër të Francës të shtunën. 

Legjenda e kinemasë Alain Delon, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, do të varroset të shtunën, tha për AFP një prift katolik që do të kryejë shërbimin. Jean-Michel Di Falco, një ish-peshkop në qytetin juglindor të Gap, tha se atij i ishte kërkuar nga aktori që t’i mbante shërbimin funeral.

Ai nuk dha vend apo kohë për ceremoninë, por kanalet franceze të lajmeve CNews dhe BFMTV thanë se ajo do të zhvillohej në orën 17:00 (15:00 GMT) në  Douchy-Montcorbon, një fshat në Francën qendrore ku Deloni kishte një pronë të rrethuar me mure të larta dhe ku i kaloi vitet e fundit.

Delon kishte thënë se nuk donte një ngjarje përkujtimore kombëtare, por një varrim pranë qenve të tij në pronën e tij në Douchy.

Një varrim i tillë në pronë private kërkon leje të posaçme nga autoritetet vendore, e cila tani është dhënë nga prefekti i rajonit të Loiret, tha një burim i njohur me procesin e aplikimit për AFP.

Franca ka bërë homazhe për Delon, një nga yjet më të mëdhenj të vendit, i cili gjithashtu u la në hije nga polemikat.

Ai ishte një nga legjendat e fundit të gjalla të një epoke të artë për kinemanë franceze në vitet 1960.

Ndërsa ai kishte një mori adhuruesisht në mbarë botën, jeta e tij personale dhe opinionet politike e përçanë opinionin.

Marrëdhënia e Delon me gratë shkaktoi polemika. Djemtë e tij e akuzuan atë për dhunë në familje, të cilën Delon e mohoi ndërsa pranoi se i kishte goditur gratë me shuplakë gjatë grindjeve.

Delon gjithashtu u kritikua që mbështeti  Jean-Marie Le Pen, bashkëthemeluesin e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, i cili ishte në favor të dënimit me vdekje dhe foli kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks.

Feministet u tmerruan gjithashtu nga çmimi i arritjes në jetë që Festivali i Filmit në Kanë i dha atij në vitin 2019.

Ai i jetoi vitet e tij të fundit kryesisht si i vetmuar, megjithëse jeta e tij personale e ngrinte në titujt kryesorë të mediave.

Në vitin 2023, tre fëmijët e tij ngritën një ankesë kundër asistentes së tij të gjallë Hiromi Rollin, duke e akuzuar atë për ngacmim dhe sjellje kërcënuese.

Vëllezërit e motrat vazhduan të zhvillonin një betejë publike në media dhe gjykata, duke debatuar për shëndetin e tij, i cili u përkeqësua pas një goditjeje në 2019.sn

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport, kërkon hetim të plotë

Një ditë më parë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha përjetoi një situatë të pakëndshme në aeroport.

Pas një përshëndetjeje në shqip me një punonjës të linjës ajrore, ai e kërcënoi duke i thënë se nuk do ta lejonte të udhëtonte.

  • foto galeri

Sot, Bebe Rexha ka njoftuar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur vetëm me një kërkesë faljeje dhe se do të kërkojë një hetim të plotë të rastit”.

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkroi ajo në Instagram. bw

Jeta e trazuar e Alain Delonit dhe lidhjet me personazhet e botës së krimit

VOA

Aktori francez Alain Delon, i cili shkriu zemrat e miliona adhuruesve të filmit, qoftë duke luajtur “të keqin” dhe “vrasësin”, vdiq në moshën 88 vjeçare.

Aktori ishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019, duke dalë rrallë nga pronat e tij në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës.

Me sytë e tij të mrekullueshëm blu, Alain Delon nganjëherë quhej “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të hijshme, një krahasim që ai nuk e pëlqente. Ndryshe nga Frank Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafien, aktori Delon pranoi hapur lidhjet me miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit.

Në një intervistë të vitit 1970 në The New York Times, ai u pyet për lidhje me njerëz të tillë, njëri prej të cilëve ishte ndër “kumbarët” e fundit të botës së krimit në portin mesdhetar të Marsejës.

“Shumica e tyre, gangsterët që njoh… ishin miqtë e mi përpara se të bëhesha aktor”, tha ai. “Unë nuk shqetësohem për atë që bën një mik. Secili është përgjegjës për veprimet e tij. Nuk ka rëndësi se çfarë bën”.

Alain Delon fitoi famë në dy filma të regjisorit italian Luchino Visconti, “Rocco and His Brothers” në vitin 1960 dhe “Leopardi” në vitin 1963.

Ai luajti së bashku me aktorin e nderuar francez Jean Gabin në filmin e Henri Verneuil të vitit 1963, “Melodie en Sous-Sol” dhe shkëlqeu në filmin “Le Samourai” të Jean-Pierre Melville të vitit 1967, në rolin e një vrasësi filozofik me kontratë.

Alain Delon u bë një yll në Francë dhe u adhurua nga burrat dhe gratë në Japoni, por kurrë nuk u bë aq i madh në Hollywood, pavarësisht lojës me gjigantët e kinemasë amerikane, përfshirë aktorin Burt Lancaster.

Në filmin Borsalino të vitit 1970, ai luajti me aktorin tjetër francez Jean-Paul Belmondo, në rolin e gangsterëve që përplasen në një luftë të paharrueshme dhe të stilizuar për një grua.

Momentet kurorëzuese përfshinin gjithashtu trillerin erotik të vitit 1969 “La Piscine” ku Delon u bashkua me të dashurën e jetës Romy Schneider, në një rrëfim të zjarrtë të xhelozisë dhe joshjes në Rivierën Franceze.

Një jetë e trazuar

I lindur afër Parisit më 8 nëntor të vitit 1935, Alain Deloni pati një fillim të vështirë. Ai u vendos nën kujdestari në moshën 4-vjeçare pasi prindërit e tij u divorcuan.

Ai iku nga shtëpia të paktën një herë dhe u përjashtua disa herë nga para se të bashkohej me marinsat në moshën 17-vjeçare dhe të shërbente në Indokinën e atëhershme të sunduar nga Franca. Edhe atje ai u fut në telashe për një xhip të vjedhur.

Pas kthimit në Francë në mesin e viteve 50-të, ai punoi si portier në tregun e ushqimit me shumicë Les Halles në Paris dhe kaloi kohë në lagjen Pigalle me drita të kuqe, përpara se të zhvendosej në kafenetë e zonës boheme, St. Germain des Pres.

Atje ai u takua me aktorin francez Jean-Claude Brialy, i cili e çoi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi amerikan talentesh, i cili organizoi një provë para ekranit.

Ai bëri debutimin e tij në film në vitin 1957 në “Quand la femme s’en mele”./VOA

Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës

Zëri simbol i Radio Tiranës Vera Zheji, është ndarë të shtunën pasdite nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.

E bija e saj, Lea, njoftoi në Fb: “Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhirë. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë!”
Vera Zheji lindi me ne 30 Janar 1933 ne Tirane, eshte nje spikere radiosh dhe aktore e filmit dhe teatrit shqiptare e nisi punën si spikere në Radio Tirana në vitin 1948. Emisionet e saj të para kanë qenë emisionet e rinisë. Krijoi emisione të ndryshme si Bota e përrallave, Universiteti popullor i radios, Enciklopedia e radios e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit jo vetëm për lajme, por dhe për gjëra kulturore.

Në vitin 1975 Vera Zheji lë përfundimisht Radion dhe emërohet pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension./Nacional

Shuhet ylli i kinematografisë botërore Alain Delon

Ylli i kinematografisë botërore, aktori francez Alain Delon ka vdekur në moshën 88-vjeçare, njoftuan tre fëmijët e tij për AFP këtë të dielë. Me më shumë se 90 filma në meritë, ai ka punuar me regjisorët më të mëdhenj dhe ka luajtur role që janë bërë legjendare. Këtu janë pesë nga më emblematikët.

Alain Delon ishte vetëm 25 vjeç dhe kishte tre filma në brezin e tij kur luajti në “Plein soleil”, nga René Clément. Ky rol do t’i ofrojë atij shenjtërimin. Thuhet gjithashtu se ishte në këtë film që René Clément shpiku Delon. Aktori i bëri një nderim emocionues regjisorit dhe deklaroi: “askush nuk e dinte se kush isha. Filmi që bëri xhiron e botës ishte baza e karrierës sime, ia kam borxh Renesë. Ai dirigjonte si një dirigjent i vërtetë, me të gjitha nuancat e moderatos, pianos, presto-s… Atij i pëlqente të më bënte të lëvizja në një ambient”.

Një joshës i madh i ekranit si në jetë, Alain Delon rrëmbeu zemrat e femrave më të bukura dhe ka përjetuar ndonjëherë pasione tragjike. Këtu janë ato që kishin më shumë rëndësi në jetën e tij.

Lidhja e tyre mbeti shumë diskrete, por në librin e tij “The Women of My Life” botuar në vitin 2011, Alain Delon zbuloi se kishte pasur një lidhje me Dalidën. Takimi i tyre daton në vitet 1950 kur ata të dy nuk njiheshin ende. Fqinj për disa vite, romanca e tyre e fshehtë lindi vetëm dhjetë vjet më vonë, falë një takimi të ri në Romë. “Ajo erdhi nga Lindja e Mesme me bagazhin e saj të vetëm, titullin Miss Egjipti 1954. […] Dhjetë vjet më vonë, ajo u bë Dalida dhe unë, Delon,” shkroi ai.

Romanca e tyre ishte vetëm jetëshkurtër, por ata nuk humbën asnjë nga bashkëpunimi dhe madje regjistruan hitin e famshëm “Paroles, Paroles” në 1973. Me vdekjen e këngëtares, e cila i dha fund jetës në moshën 54-vjeçare, ai deklaroi: “Dali, më mërziti, sepse e doja tmerrësisht këtë grua. Kam vuajtur aq shumë kur ajo mbeti… Do të doja të kisha qenë aty për ta ndaluar të largohej kështu. […] Ajo kishte marrë vendimin e saj, nuk donte të kthehej, donte të largohej. Ajo u largua shumë shpejt… dhe e di pse.

Me Brigit Bardo, dy yjet zyrtarisht nuk kanë kaluar asnjëherë përtej fazës së miqësisë, por një miqësi e thellë e bazuar në admirimin e madh reciprok.

“Për filmin tonë të parë së bashku, ne ishim me kostumin mesjetar dhe thamë një dialog nga Jacques Prévert, përpara se të vdisnim të gërshetuar në ujërat e një lumi. Nuk mund të kishim nisur më mirë!”, i tha Alain Delon Nice-Matin për takimin e tij me BB. “Ajo që është e jashtëzakonshme është se ne e kemi dashur njëri-tjetrin aq fort pa pasur asgjë së bashku. Kjo është dashuria e vërtetë. Në fakt, nuk ka pasur kurrë asgjë mes meje dhe Brigitte,” sqaroi ai.

“Ti je kjo shqiponjë me dy koka, yin dhe yang, më i miri dhe më i keqi që të bën të dy të paarritshëm dhe kaq afër, të ftohtë dhe të djegur. Ju mbani brenda vetes bukurinë, guximin, elegancën, fuqinë që ju kanë bërë yll të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, të pabarabartë apo të zëvendësuar kurrë. Ju meritoni respekt dhe admirim por edhe dashurinë, ngrohtësinë, bashkëfajësinë që kam ndarë gjithmonë me ju”, ka shkruar aktorja me rastin e 80-vjetorit të Alain Delon.

Ata u takuan në vitin 1958, përpara se të filmonin filmin e tyre “Christine”. Midis Romy Schneider dhe Alain Delon nuk ishte dashuri me shikim të parë, ylli i “Sissi” e konsideroi aktorin e ri tepër arrogant. Por më në fund ajo iu nënshtrua sharmit të tij dhe u fejuan në Zvicër në vitin 1959.

Dashuria e tyre do të tronditet fillimisht nga grahmat e famës, më pas Alain Delon do të vendosë të ndahet në vitin 1963, madje para se të martohen. Më pas ai e lë papritmas për një tjetër: Francine Canovas, e cila do të bëhet Nathalie Delon.

“Romy kishte shkuar jashtë vendit. Kur ajo kthehet në Paris, ajo bashkohet me të në banesën e tyre, dhe atje në tryezën e dhomës së ndenjes ka një buqetë me lule dhe një shënim të vogël: ‘Arsyeja më detyron të them lamtumirë. Ne jetuam martesën tonë para se të martoheshim. Puna jonë do të hiqte çdo shans për të mbijetuar… Mos bëni gabim për ngjyrën e këtyre luleve: nuk janë trëndafila të zinj. Unë të kthej lirinë duke të lënë zemrën time. Unë u largova me Natalie. Më falni. Alain”, zbuloi Bernard Pascuito, një nga biografët e aktores.

Për Romy Schneider, me të cilën më vonë do të filmonte “La Piscine”, ai tha se ajo ishte “dashuria e tij e parë e madhe”.

Alain Delon la Romy Schneider për të. Ai u martua me aktoren në vitin 1964 dhe së bashku patën një djalë, Anthony. Pikërisht në një vend trend në kryeqytet, intervista e tyre e parë shkoi (keq). “Kur ajo po largohej, ndërsa po përpiqej të merrte çantën e saj nga një stol, një burrë refuzoi të ngrihej. “Pa më dhënë kohë për të përfunduar fjalinë, personi u përgjigj se nuk e kishte çantën time dhe ta linte të qetë. E mërzitur, më pas e shtyva dhe e thirra me një emër përpara se të nxitoja drejt derës, kujtoi ajo në librin e saj. Ishte Alain Delon. Një Alain Delon që do ta kisha pasur të vështirë ta dalloja në errësirën e tymosur të kutisë, edhe nëse disa muaj më parë do të më kishte bërë përshtypje bukuria e tij dhe performanca e tij në Plein soleil”, rrëfen ajo për Paris Match.

Pak më vonë atë natë, në një klub tjetër, Alain Delon ishte atje, plotësisht i dehur. Ndërsa përpiqej të kërkonte falje, ai u rrëzua mbi të. “Ky ishte kontakti ynë i parë. Shkurtimisht shumë fizike dhe jo shumë romantike”, tha ajo në autobiografinë e saj.

Divorci i tyre u finalizua në vitin 1969, pas vetëm pesë vitesh martesë. “Kur e lashë, lashë gjithçka pas. Unë u largova me djalin tim dhe shërbyesen time, kaq”, tha aktorja.

Vitet e fundit, Alain dhe Nathalie Delon ishin rilidhur, veçanërisht gjatë shtrimit në spital në vitin 2017. Në momentin e vdekjes së saj, më 21 janar 2021 në moshën 79-vjeçare, ai kishte qenë i shkatërruar. “Jam shumë i trishtuar,” i tha ai AFP. Më vjen keq edhe për djalin tim dhe për tre mbesat e mia. Është shumë e vështirë të humbasësh një nënë, si një gjyshe. Natalie ishte gruaja ime e parë dhe e vetmja zonja Delon. U martuam në vitin 1964. Qëndruam në kontakt të vazhdueshëm. Shiheshim shpesh. Unë isha pjesë e jetës së saj, ajo ishte pjesë e imja. Ne ishim ende bashkë në Krishtlindje. Bëmë foto bashkë, të fundit… Natalie kishte kohë që ishte e sëmurë. Mjekët zbuluan se ai kishte kancer pankreatik. Ishte e pakthyeshme. Gjithmonë më dhemb shumë kur largohen ata që dua. Ajo ishte një aktore shumë e mirë. Kam bërë debutimin e saj në kinema. Ajo u krijua për këtë.” bw

Bebe Rexha shfaqet duke qarë: u kërcënua në aeroportin e Mynihut për shkak se fliste shqip!

Bebe Rexha pohon se është ‘kërcënuar’ nga një agjent sigurie për shkak se foli shqip, duke u shfaqur në një video prekëse që e ka postuar në Instagram Story të shtunën, njofton Mail Online sot.

Duke shfaqur fytyrën e saj duke qarë me ndjekësit e saj, këngëtarja, 34 vjeçe, shpjegoi se ishte e prekur, sepse iu tha se i ishte ndaluar fluturimi me avion nga aeroporti i Mynihut prej kompanisë Lufthansa.

“Jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta merrja biletën dhe tani ai po më ndalon fluturimin”, tha ajo.

Në një video të dytë, të cilën ajo e bëri në vazhdim, Rexha regjistroi veten duke qarë teksa rimeli i rridhte në fytyrë, përpara se të fliste në detaje për atë që ndodhi.

“Unë besoj se ky është një krim urrejtjeje sepse jam shqiptare”, ka shkruar ajo në një deklaratë. “Ai nuk më lejonte t’ia merrja emrin. Ai vazhdoi të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihesha se ishte më i fuqishëm.’

Ajo vazhdoi: “Asnjë nga gratë në Lufthansa nuk ndërhyri apo tha diçka. Ai nuk donte të ma jepte emrin e tij. Por sapo kuptova se ai punon për ATSG, një kompani shërbimi për kontrollin e dokumenteve të punësuar nga Lufthansa.’

Rexha vazhdoi të ripostojë një lutje të një përdoruesi tjetër të Instagram-it që kërkon që këngëtarja të dërgohet ‘e sigurt në shtëpi’ nga aeroporti i Mynihut dhe të ‘hetohet oficeri që kërcënoi një grua’ sepse fliste shqip.

Këngëtarja e lindur në Nju Jork, e cila është me origjinë shqiptaro-maqedonase e veriut, ka lindur në Brooklyn dhe u transferua në Staten Island aty pranë kur ajo ishte gjashtë vjeç.

Babai i saj, Flamuri, lindi në Dibër, Maqedonia e Veriut kur ishte pjesë e Jugosllavisë dhe emigroi në Amerikë kur ishte 21 vjeç.

Nëna e saj, e cila gjithashtu ka rrënjë shqiptare, ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emri ligjor i Rexhës, Bleta, në gjuhën shqipe përkthehet ‘bletë’.

Ajo ka treguar më parë se nëna dhe babai i saj filluan ta thërrisnin si me pseudonim ‘Bebe’ që në moshë të re.

Postimet e katër herë të nominuarës për Grammy vijnë vetëm një muaj pasi ajo zbuloi se ishte ‘ngopur’ me industrinë e muzikës në një seri postimesh në Tëitter.

Ylli gjithashtu pohoi se ajo ‘mund të rrëzonte një pjesë të madhe të kësaj industrie’ me informacionin e saj, të cilin ajo nuk e zbuloi, pasi ajo deklaroi zhgënjimin e saj.

‘Jam e gërryer. Unë kam qenë kaq e qetë për një kohë të gjatë. Unë nuk i kam parë shenjat edhe pse njerëzit vazhdimisht i sjellin ato dhe ato kanë qenë kaq të dukshme”, ka shkruar ajo në një postim, të ndarë me X.

Ajo vazhdoi: “Dhe kur kam folur, kam heshtur dhe jam ndëshkuar nga kjo industri, gjërat duhet të ndryshojnë ose unë do t’i them të gjitha të vërtetat e mia. Të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën.’

Këngëtarja, e cila u bë e famshme pasi ndihmoi të shkruante këngën hit të Eminem, The Monster në vitin 2013, u rikthye në platformë për të sqaruar se postimi i saj “nuk vinte thjesht nga zemërimi”.

‘Është trishtim. Unë jam ulur në dhomën time të hotelit në Londër duke qarë”, ka shkruar ajo. “Jam ndier e pashpresë për një kohë të gjatë. Kam ecur shumë nëpër këtë qytet dhe kam takuar mbështetës dhe ata vërtet kanë ndezur diçka brenda meje.’

Në përgjigje të një fansi që pyeti “çfarë ndodhi prapë” poshtë postimit, Rexha u përgjigj: “Prapë? Ju nuk keni dëgjuar as 5 për qind. Nuk e keni idenë.’

Kur u pyet se kush e pengoi atë të fliste, muzikantja u përgjigj: “Ata të ndëshkojnë”.

Gjatë karrierës së saj, Rexha ka shkruar këngë për Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azalea, Florida Georgia Line, Tate McRae, Mickey Guyton dhe më shumë. sn

ImageImage

Kompozitori Zef Çoba pret kryeministrin e Kosovës, i dhuron Kurtit variantin origjinal të ‘N’Xhamadanin Vija Vija’

Me këto tinguj të këngës “N’Xhamadanin Vija Vija” të kthyer në një himn kombëtar, kompozitori i mirënjohur Zef Çoba mirëpriti në shtëpinë e tij studio kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Maestro Çoba tregon se si një takim i para dy muajve mes tyre në 50 vjetorin e artistes Shkurte Fejza ngjalli interesin e kreut të qeverisë së Kosovës.

Biseda mes tyre ishte miqësore, rreth kombit, artit e kulturës. Kompozitori Çoba i dhuroi kryeministrit Kurti variantin origjinal të këngës “N’Xhamadanin Vija Vija”.

Ky takim thotë maestro Çoba duhet të shërbejë si një reflektim për një vëmendje më të shtuar për krijimtarinë artistike mbarëkombëtare. Në fund, nisur nga takimi me kreun e qeverisë së Kosovës, profesor Çoba thotë se drejtuesit e politikës në Shqipëri përkrah tyre duhet të kenë artistët e vërtetë të kombit dhe jo siç ndodh ndonjëherë kur dalin me këngëtarë që prodhimtaria e tyre është tejet e diskutueshme.

Pas takimit në Shkodër me kompozitorin Zef Çoba, kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një reagim të tij e falënderoi për kontributin e dhënë në krijimtarinë muzikore kombëtare e cila lidhet ngushtësisht edhe me shqiptarët e Kosovës, aq më tepër në vitet e vështirë të luftës.

 

(BalkanWeb)

Norika Sefa fiton çmimin për filmin më të mirë kombëtar në mbyllje të Dokufestit

Fituesit e çmimeve në 10 kategori filmike në Dokufest.

 

Regjisorja Norika Sefa e ka fituar çmimin për filmin më të mirë kombëtar në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “Dokufest”, me filmin e saj “Like a sick yellow”.

Me ndarjen e çmimeve, në mbrëmjen e së shtunës, është shënuar mbyllja e festivalit, i cili ka nisur më 2 gusht në Prizren.

Në kategorinë e filmave ballkanikë ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka.

Çmimin për dokumentarin më të mirë të metrazhit të shkurtër e ka fituar filmi “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.

“A fidai film” nga Kamal Aljafari e ka ftuar çmimin në kategorinë e filmave ndërkombëtarë.

Çmimin e publikut e ka siguruar filmi “Afterwar” i Birgitte Straermoses.

Këtë vit, Dokufesti e ka shënuar edicionin e 23-të.

Përgjatë nëntë ditëve janë shfaqur 249 filma, prej të cilëve 109 kanë garuar në 10 kategori. REL


Send this to a friend