Pas masakrës me 3 të vrarë tri ditë më parë, mosbindja civile e opozitës u zhvendos këtë të shtunë në Shkodër, ku për rreth një orë e gjysmë, mijëra qytetarë, marshuan në rrugët e qytetit me pankarta në duar që përcillnin mesazhet: “Po na vrisni”, “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”.
Marshimi në heshtje në fillim nisi në sheshin para bashkisë dhe më pas vijoi përgjatë pedonales “Kol Idromeno”, për t’u kthyer sërish në sheshin përpara baskisë, ku morën pjesë deputetët dhe drejtuesit e Partisë Demokratike.
Në mbyllje të protestës Luçiano Boçi deklaroi se Rama nuk mund të mbajë pushtetin me anë të krimit dhe kërkoi qeveri teknike, lirimin e Berishës dhe kthimin e Shkodrës e Shqipërisë qytetarëve.
“Domosdoshmëri për qeveri teknike. Sot e kërkojnë qytetarët e Shqipërisë e kërkojnë qytetarët e Shkodrës. Nuk mundet që Rama ta përsërisë pushtetin me krim. Zgjedhjet e këtë bashki i mori me anë të krimit, por nuk do ta lejojmë që të përsërisë sundimin tij me anë të krimin. Ne kërkojmë qeveri teknike, liri liderit të opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shkodrës dhe Shqipërisë qytetarëve dhe jo krimit. Qytetaria nuk lejon që Rama ta qeverisë këtë vend me bandat e tij”.
Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka theksoi se shkodranët refuzuan t’i bindeshin diktatit të krimit dhe se mesazhi i tyre ditën e sotme ishte se ‘djepi i kulturës s’mund të kthehet në djep krimi’.
‘Mesazhin që Shkodra e refuzon krimin, Shkodra e refuzon pushtetin politik të mafies, Shkodra e refuzon korrupsioni dhe Shkodra dhe e gjithë Shqipëria janë në këmbë, në mosbindje civile për t’i dhënë zgjidhje politike Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Nuk mund të pranojë askush një diktat të tillë. Diktati më i rrezikshëm nga të gjitha diktatet është diktati i krimit. Ky është mesazhi që dhamë sot ne. Djepin e kulturës nuk mund ta pranojmë që të kthehet në djep krimi.
Sot jemi në një ditë proteste. Kemi lancuar hapat e mosbindjes civile. Janë 77 hapa, dy kemi realizuar. Janë dhe 75 hapa të tjerë për të arritur qëllimin’, u shpreh Noka në mbyllje të marshimit-protestë. sn
Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit më të ri të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Kulturë dhe Shkencë (UNESCO).
Raporti është publikuar të shtunën në ditën kur shënohet Dita ndërkombëtare për dhënie fund të pandëshkueshmerisë për krimet kundër gazetarëve.
Prej 162 vrasjeve të gazetarëve më 2022 dhe 2023, të verifikuara nga organizata me bazë në Paris, më shumë se gjysma janë kryer në një shtet të prekur nga konflikti i armatosur.
Shumë profesionistë të mediave kanë vdekur nëpër vendlindjet e tyre, sipas raportit.
Ata që kanë vdekur në shtetet pa konflikte, janë vrarë për shkak të fokusit në krim të organizuar dhe korrupsion, apo duke raportuar prej protestave, sipas raportit që publikohet çdo dy vjet, dhe analizon sigurinë e gazetarëve në mbarë botën.
Në raport është thënë se 162 vrasjet e verifikuara të gazetarëve më 2022-23 përbëjnë
“rritje prej 38 për qind në krahasim me periudhën paraprake, kur UNESCO ka regjistruar 117 raste të vrasjeve. Kjo periudhë përbën edhe numrin më të madh të vrasjeve prej periudhës 2016-2017”.
“Këto krime nuk mund të mbesin pa u ndëshkuar”, ka thënë drejtoresha e UNESCO-s, Audrey Azoulay, përmes një deklarate.
Numri me më së shumti gazetarë të vrarë më 2022 ka qenë Meksika, me 19 raste, derisa më 2023, numri më i madh i gazetarëve të vrarë, 24, është regjistruar në territoret palestineze, ka thënë UNESCO.
Sipas raportit, Amerika Latine dhe Karaibet, si dhe shtetet arabe, janë rajonet me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë.
Sipas gjetjeve të raportit, për shumicën e vrasjeve askush nuk është mbajtur përgjegjës.
UNESCO-ja ka thënë se shkalla globale e pandëshkueshmerisë më 2024 ka shkuar në 85 për qind, një ulje e vogël në krahasim me 89 për qind më 2018 dhe 95 për qind më 2012. REL
Gazetarët e dislokuar në zonat e armiqësive mbeten civilë, ndaj ligji ndërkombëtar i njeh sulmet e qëllimshme kundër tyre si krim lufte.
Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve më 2 nëntor nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová. Teksti i plotë i dokumentit është publikuar në faqen e internetit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.
“Në Ditën e 10-të Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ne përgëzojmë gazetarët sidomos gazetarët e vijës së parë të patrembur që mbulojnë konfliktet, krizat dhe emergjencat. Puna e tyre është thelbësore për të ekspozuar shkeljet e të drejtave të njeriut, abuzimet dhe krimet e luftës që përndryshe do të mbeteshin të fshehura nga opinioni publik”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Viti i kaluar pa një rritje të paprecedentë të vrasjeve të gazetarëve, gjë që është “shkatërruese dhe e papranueshme”, theksojnë zyrtarët.
Kjo ndodhi në Gaza, në Liban, në Mianmar, në Jemen, në Sudan dhe në vende të tjera, ku gazetarët, pavarësisht rreziqeve vdekjeprurëse, kryen me guxim detyrën e tyre, duke dhënë lajme objektive nga toka për komunitetin ndërkombëtar, ekspozuan krimet e luftës dhe dokumentuan mizoritë e luftës.
“Gazetarët ukrainas vazhdojnë të jenë objektiva të dhunës, ngacmimeve dhe ndalimeve arbitrare nga Rusia dhe forcat pro-ruse… BE-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve dhe bën thirrje edhe një herë për veprim urgjent dhe efektiv për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e medias. Gazetarët dhe punonjësit e medias janë civilë dhe duhet të mbrohen në çdo kohë thanë përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Joseph Borrell dhe Věra Jourová u bënë thirrje të gjitha shteteve që të hetojnë incidente të tilla shpejt, në mënyrë efektive dhe të paanshme. Ata theksuan se dhuna ndaj gazetarëve, kërcënimet dhe ngacmimet nxisin një klimë frike, autocensurimi apo edhe mërgimi. Pa llogaridhënie, cikli i dhunës ndaj gazetarëve do të vazhdojë, duke zvogëluar më tej hapësirën për media të lira dhe të pavarura dhe duke dëmtuar të drejtën e qytetarëve për informim, përfundon deklarata.
Siç u raportua më herët, duke iu referuar Këshillit të Evropës, më shumë se 30 gazetarë ukrainas aktualisht mbahen ilegalisht nga forcat pushtuese ruse me akuza të sajuara.
PD nesër protestë në Shkodër, Salianji rikthen nga burgu denoncimin e bërë më parë: Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton krimin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një postim në rrjetet sociale, teksa ndodhet në burg, ka rikthyer një denoncim të bërë vite më parë për situatën kriminale në Shkodër.
Salianji bën thirrje që qytetarët të bashkohen me protestën e nesërme në qytetin e Shkodrës, në orën 12:00.
Në videon, e cila është bërë shtatë vite më parë, Salianji përçon mesazhin se situata kriminale në vend është e rëndë dhe se shqiptarët meritojnë një qeveri që e lufton krimin.
“Sidomos në Shkodër në ditët e fundit, krimi sundon bashkë me qeverinë qendrore të Edi Ramës. Këtë e provoi sot një tjetër vrasje e tipit mafioz në qytetin e Shkodrës. Edhe kjo e sotmja ende e pazbuluar. Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve dhe javëve të fundit në zonën e Shkodrës.
Në pak muaj, në zonën e Shkodrës ka pasur 6 viktima, dy të zhdukur dhe tre makina të djegura. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di. Edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn dhe nuk shoqëron askënd. Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar. PD garanton qytetarët se që në ditën e parë të saj në qeveri do të nisë shtypjen e bandave në çdo qytet ku operojnë”, tha Salianji.
PD thirrje qytetarëve shkodranë: Bashkohuni në mosbindjen civile të së shtunës, ora 12:00 para bashkisë
Partia Demokratike u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shkodranë që të bashkohen në marshimin protestë të ditës së shtunë ora 12:00 para bashkisë së Shkodrës.
‘Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin’, tha në një deklaratë nga selia e PD-së së Shkodrës, Izmira Ulqinaku.
Deklarata e PD së Shkodrës:
Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të gjithë prindërve që kanë vendosur të rrisin dhe edukojnë fëmijët në këtë qytet, të bëhen bashkë në marshimin protestë, ditën e shtunë me datë 2 nëntor, ora 12:00, para Bashkisë Shkodër.
Shkodra qyteti i artit e kulturës, qyteti i këngës e humorit, sot është transformuar në kopjen e shëmtuar te Palermos.
Shkodra, Zonja e madhe, tashme është kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Ramës, qyteti jonë është nënshtruar nga të fortët, të cilët sundojnë qytetin.
Pasiguria ndihet kudo!
Situatën nuk e zgjidh dot Rilindja e as banda e policisë. Ata janë palë në fushata, për të ruajtur njeri tjetrin.
Ky terror që po instalon Edi Rama në Shkodër, do ti kthehet shpejt në boomerang!
Ditën e shtunë, ne do të marshojmë për liri.
Do të marshojmë kundër kthetrave të krimit.
Do të marshojmë për ti kthyer lavdinë Shkodrës; për ti kthyer qetësinë banorëve të saj.
Do të marshojmë për rendin e sigurinë e munguar.
Bashkohuni me ne, të shtunën, në pedonale para bashkisë, ora 12:00, në marshim!
sn
Kaloi pa u vënë re në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë betimi i dy deputetëve Andrea Nesti Mano PD dhe Erjon Shërbet Meka PS gjatë seancës plenare të së Enjtes 31 Tetor, 2024. Lista e lajmeve të ngjeshura dhe ngarkesa e tyre prej Kuvendit ku opozita protestonte ndërsa Ambasadori i BE dorëzoi “Raport Progresin 2024”, ngjarja e rëndë e vrasjes së dy personave dhe një të plagosuri në qytetin e Shkodrës, qëndrimi në Gjirin e Durrësit E ANIJES ende të pa përpunuar me ngarkesën e 2100-ton mbetjesh toksike, bënë që të humbte rasti i parë i njohjes me publikun i dy përfaqësuesve zgjedhor respektivisht të qyteteve të rëndësishme si Korça dhe Durrësi.
Të vërtetat flasin vetë ndërsa propaganda e pushtetit fsheh dhe shtrembëron realitetin duke ndërtuar perceptime edhe më të gabuara për detyrat e përfaqësuesve në Kuvend të zgjedhur nga populli. Në çfarë shkalle duhet të mbërrijë për t’u parë korrupsioni. Këtë e gjen dhe e justifikon me mos përgjegjësinë e vet kryeministri dhe njëherazi kryetari i Rilindjes Socialiste. Ai nuk flet më për mandatin e katërt sepse fuqia e kartonit në një Kuvend pa opozitë po i krijon të gjitha kushtet e mbrojtjes. Progresivizmi në këtë rast jo ai i Raportit Vjetor të BE-së, por i strategjisë për ta mbajtur përjetësisht pushtetin është kthyer në mbivlerësime personale dhe autoritare. Të bërjes politikë e cila shkon deri në auto-vlerësime filozofike ku propaganda çmon, shquan dhe ngre figurën e një lideri që tani shkollon dhe certifikon të rinj dhe të reja në Akademinë e Partisë Socialiste, një përpunim ideologjik progresist që ka në qendër pushtetin dhe sundimin e përjetshëm.
31 Tetor, 2024
Industria bie 8.9%! Mungesa e punonjësve, rënia e euros dhe e kërkesës nga jashtë, ndër faktorët që po thellojnë humbjet
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020, kur u aplikuan kufizimet në lëvizje nga pandemia Covid-19.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, shkak për këtë rënie është bërë kriza në industrinë e përpunimit. Kjo degë e industrisë pësoi rënie vjetore me -7.6% në tre-mujorin e dytë. Rënia vazhdoi për të gjashtin tremujor radhazi, duke e bërë këtë krize më të paprecedenten në të gjithë historinë e tranzicionit.
Siç tregojnë të dhënat e grafikut të mëposhtëm sektori i industrisë përpunuese që dominohet kryesisht nga fabrikat e tekstilit dhe këpucëve vitin që shkoi pësoi rënie me – 6.1% dy herë më shumë se vitin e krizës pandemike 2020. Teksa këtë vit rënia pritet të jetë edhe më e thellë. Në 6 –mujorin e parë rënia vjetore është rreth-8,3 për qind, teksa fabrikat duket se nuk janë optimiste për ndryshim të situatës.
Mungesa e punonjësve, rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit, por mbi të gjitha rënia e kërkesës nga jashtë, po thellojnë humbjet nga muaji në muaj. Vitin e kaluar, eksportet e tekstilit në vlerë shënuan 126 miliardë lekë, me rënie rreth 6.5%, ndërsa në 9-mujorin e 2023, rënia u thellua me rreth 12%.
Skënder Pashaj, i cili drejton kompaninë “Fital”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të këpucës, pohon se përpos situatës së vështirë nuk ka shpresa për rikuperim. Rritja e kostove të jetesës pas luftës në Ukrainë, në shumë vende të Europës me të cilat vendi ynë eksporton, e ka ulur kërkesën për veshje dhe këpucë. Gjiganti global i veshjeve sportive “Nike” njoftoi se më 2024, shitjet me pakicë në rang global do të pësojnë rënie me 10%, kundrejt pritshmërive të tyre për rritje. Teksa tregu i këpucëve është në krizë prej dy vitesh, në të njëjtën situatë dhe për të njëjtat arsye po vuajnë edhe fabrikat shqiptare vitin e fundit.
Panairet e modës së pranverës u përballën me rënie të madhe të porosive, teksa shpresat për rikuperim janë bërë të vështira. Të dhënat nga bilancet e kompanive të mëdha tregojnë se numri i punonjësve, në shumicën e tyre, është shkurtuar me mbi 35% më 2023. Nëse situata e tregut ndryshon, fabrikat e kanë shumë të vështirë të rikthejnë punonjësit, pasi ata janë integruar në sektorë të tjerë. Kriza e fabrikave duket se është bërë e qëndrueshme për shumë arsye, një pjesë e të cilëve buruan nga tregu i brendshëm.
Rënia e Euros në mënyrë sistematike vitet e fundit uli fitimet e fabrikave dhe nga ana tjetër, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në prill 2022 në 40 mijë lekë në fund të 2023 ushtroi presion te kostot, duke bërë që shumë klientë të ikin nga Shqipëria drejt çmimeve më të lira në vende të Azisë dhe Afrikës./Monitor
E dyta flet më qartë, ndërsa për pozitën ndëshkimi “shpërdorim detyre”. Mbi 11 vite shpërdorim detyre në çdo pushtet të kapur, por edhe mbi 11 vite “reforma të mirëqeverisjes” për të mbajtur një elitë të Rilindjes Socialiste në pushtet.
A do ta topisë ky vaksinim opozitën për të qenë e përçarë karshi realitetit që korrupsioni ka krijuar dhe ku misioni i saj është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?
Në të dy rastet si nga ambasadori i BE-së Gonzato dhe kryeministri Rama këshilla për mos ngutje për konkluzione pa e lexuar raportin lë për të dëshiruar për shkak të dy faktorëve.
31 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Mbahet sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.
Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.
Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj i përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës. sn
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë kundër korrupsionit në institucionet vendore.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.
Ai kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për vjedhje dhe krime zgjedhore.
POSTIMI I PLOTË:
Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë.
Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet!
Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë.
Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore.
Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!
O sot, o kurrë
sn
Luan Baçi publikon listën: Policia e Fierit ka filluar shoqërimet dhe presionet. Protesta ishte e ligjshme, mos luani me zjarrin!
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka publikuar një listë me emra, anëtarë dhe drejtues të strukturave të PD, të cilën thotë se e la bërë policia e Fierit duke e akuzuar pë presione dhe shoqërime.
Baçi i bën thirrje policisë dhe ministrit Hoxha, të mos luajnë me zjarrin dhe të mos i provokojnë, pasi protesta në Levan ishte e ligjshme.
POSTIMI I PLOTË
Drejtoria e policise Fier, ka “publikuar” (ne fakt e siguruam konfidencjalisht) listen e anetareve dhe drejtues te strukturave te partise demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kane filluar shoqerimet dhe presionet ndaj tyre!
Gentian Koçi!
Robert Marku!
Sali Isufaj!
Artur Alibeaj!
Mikel Hoxhaj!
Emiljano Paja!
Arben Driza!
Eduart Spaho!
Mikel Berisha!
Pandi Tole!
Durim Refiti!
Kastriot Plaka!
Alush Pasha!
Hebet Selimi!
Dritan Dogani!
Enver Plaka!
Ylli Plaka!
Luan Baçi!
I bej thirrje policise se pushtetit te Rames, drejtuesit vendor te policise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta ne Levan ishte e lugjshme dhe nuk ka ndodhur asnje incident, shume qytetare qe qarkullonin ne rruge u bashkuan me protesten dhe shperndarja u be qetesisht!
Ne qofte se ndaloni demokratet dhe beni presion mbi ta atehere protesta do te zhvendoset te drejtoria e policise, ose ne, ose ju!bw
29 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Lajmet me interesante
-
Trafikantët e përlyerjes- Esé nga FATBARDH AMURSI
October 27, 2024
-
Më 31 tetor 2023 u nda nga jeta Bedri Alimehmeti, Mjeshtër i Madh
October 31, 2024
-
Letër për Mërgimtarët Shqiptarë në Amerikë- Nga AGUSTIN MIRAKAJ
October 27, 2024
-
KUR E BUKURA DHE TRADICIONALJA KTHEHET NË ANTIVLERË DHE DEGJENERIM- Nga ARIF EJUPI
November 1, 2024
-
“Ka qenë gjatë viteve të para të luftës, më i njohur se Enveri dhe ndoshta një nga arsyet e mllefit…”- Shkrimi i panjohur i shkrimtarit të famshëm për ushtarakun e burgosur
October 27, 2024
-
TË PASUROSH PANORAMËN E POEZISË BASHKËKOHORE- ÇMIMI NDËRKOMBËTAR I EKSELENCËS, MILANO 2024, I JEPET SHKRIMTARIT SHQIPTAR VISAR ZHITI – Nga Julia Pepa –
October 30, 2024
Lajmet e fundit
-
Albin Kurti: Në konferencën “Business Agility Day”, në Zyrih të Zvicrës
By voal.ch | November 2, 2024
-
Albin Kurti: Dy takime bilaterale në ditën e dytë të qëndrimit në Zvicër
By voal.ch |
-
‘Periudha iraniane ka përfunduar’ – Nga Robert F. Worth
By voal.ch |
-
“Jemi kthyer në lypsarë”, pensionistët në News24: Jemi në kufijtë e mbijetesës, pa ndihmën e familjarëve as bukë nuk hamë dot…
By voal.ch |
-
Mijëra qytetarë shkodranë iu bashkuan thirrjes së PD-së në protestën kundër krimit politik
By voal.ch |
-
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, shkodranët në këmbë kundër krimit politik
By voal.ch |
Komentet