Në qendër të kryeqytetit britanik, Xhixha ishte më i preferuari i publikut në këtë edicion ku ai u paraqit me instalacionin e tij.
“Shqipëria fitoi çmimin e publikut për instalacionin më të bukur. Dua të falenderoj këdo që ka votuar për mua, përfshirë këtu edhe skuadrën tonë, familjen dhe miqtë e këdo që u kënaq nga instalacioni im dhe mori kohë për të na votuar ne”, shkruan Xhixho në Facebook.
Skulptura e tij monumentale prej çeliku mbart pikërisht idenë e një qyteti të përkryer, ku njerëzit mund të arrijnë një bashkëjetesë të lumtur. Vizionin e tij, artisti shqiptar e ka materializuar në këtë vepër që arrin të realizojë ndërveprim mes vizitorëve, të lirë të ulen e të shohin vetveten apo ata që kanë afër, të pasqyruar në çelik.
Xhixha rezultoi më i preferuari i publikut në këtë edicion ku ai u paraqit me veprën “Bliss”, të vendosur në Somerset House Courtyard në qendër të kryeqytetit britanik. Në Bienalen e vitit të kaluar në Venecia instalacioni madhështor, një ajsberg çeliku që lundroi në Kanal Grande jo vetëm që mahniti publikun e kritikën, por përcolli edhe një mesazh të fortë mbi mbrojtjen e mjedisit.

Komentet