Sebastian Vettel ka realizuar fitoren e 43-të në karrierë dhe të parën pas Çmimit të madh-Singapor 2015
Piloti gjerman i Ferrarit Sebastian Vettel është fitues i garës për Çmimin e Madh të Australisë, garës së parë të këtij viti të kampionatit në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e parë e sezonit është mbajtur në Melburn. Nga pol pozicioni është nisur piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton i cili përfundoi në vendin e dytë, ndërsa kolegu i tij Valtteri Bottas ishte i treti.
Vettel, fitoren e tij të 43-të në karrierë e ka shënuar me kohën prej 1:24.11.672, ndërsa Hamilton ishte më i ngadalshëm për 9.9 sekonda dhe Bottas për 11.2 sekonda.
Për gjermanin kjo është fitorja e parë pas Çmimit të Madh të Singaporit në vitin 2015.
Gara e dytë e sezonit Çmimi i Madh i Kinës do të mbahet më 9 prill.
Dhjetë pilotët e parë të garës:
1. Sebastian Vettel (Ferrari)
2. Lewis Hamilton (Mercedes)
3. Valtteri Bottas (Mercedes)
4. Kimi Raikkonen (Ferrari)
5. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer)
6. Felipe Massa (Williams-Mercedes)
7. Sergio Perez (Force India-Mercedes)
8. Carlos Sainz (Toro Rosso-Renault)
9. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault)
10. Esteban Ocon (Force India-Mercedes)
Radhitja e pilotëve pas Çmimit të madh të Australisë është:
1. Sebastian Vettel (Gjermani) – 25 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) – 18 pikë
3. Valtteri Bottas (Finlandë) – 15 pikë
4. Kimi Raikkonen (Finlandë) – 12 pikë
5. Max Verstappen (Holandë) – 10 pikë
Radhitja e ekipeve:
1. Ferrari – 37
2. Mercedes – 33
3. Red Bull – 10
4. Williams – 8
5. Force India – 7
Komentet