Gara e Vettelit ishte e përkryer. Filloi me një nisje të hatashme. Rivalët e tij kryesorë pikërisht këtu do të kishin ditën më të keqe të tyre. Vetteli fitimtar ngre flamurin e Ferrarit, pastaj ia kushton suksesin e tij Jules Bianchit, pilotit që vdiq pas nëntë muajsh në koma: “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona, kjo fitore është për ty, Jules.”
Në klasifikimin e deritanishëm Vettel është i treti me 160 pikë. I pari Hamilton (202), i dyti Rosberg (181).

Një minutë heshtje nga pilotët për ta kujtuar kolegun Jules Binachi
Janë të pranishëm edhe prindrit e Jules Bianchit, pilotit francez që u nda nga jeta më 17 korrik pas nëntë muajsh lufte mes jetës dhe vdekjes. Para garës u mbajt një minutë heshtje për pilotin e ndjerë (‘We miss you Jules’) e Circus vendosi të realizojë një ngjitës të cilin çdo pilot mund ta ketë në kaskë ose në njëvendëshe.
Komentet