VOAL – MOSKË, BEJRUT, UASHINGTON – Forcat ruse kanë filluar të marrin pjesë në operacionet luftarake në Siri përkrah trupave të Asadit, shkruan Voice of Albanians. Lajmin e konfirmuan sot tri burime të afërta me situatën politike dhe ushtarake në terrenin sirian.
Duke folur për Reuters me kusht që të mos identifikohen, ata dhanë pasqyrën më të qartë të deritanishme nga rajoni ku zyrtarët e SHBA thonë se duket të jetë një përqëndrim i ri ushtarak nga Moska, një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit Bashar al-Assad, ndonëse një nga burimet tha se numri i rusëve të përfshirë në oeracione është deri tani i vogël.
Dy zyrtarë të SHBA thanë se Rusia ka dërguar dy anije tankmbajtëse dhe avionë shtesë në Siri ditët e fundit dhe ka zbarkuar një numër të vogël forcash detare.
Ata thanë se mbeten të paqarta lëvizjet ushtarake të Rusisë në Sirir. Njëri prej tyre tha se të dhënat fillestare tregojnë se qendër e veprimeve është përgatitja e një fushe aviacioni afër qytetit port Latakia, bastion i Asadit.
Komentet