Futbollisti portugez dhe ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo zuri vendin e parë në listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në sezonin e kaluar
– Futbollisti portugez dhe ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo zuri vendin e parë në listën e futbollistëve me të ardhurat më të larta në sezonin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas listës së përpiluar nga revista “Forbes”, e cila përfshin pagat, shpërblimet dhe sponsorët, Cristiano Ronaldo sezonin e kaluar ka fituar 93 milionë dollarë.
Në këtë listë pas Ronaldos është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi me të ardhura prej 80 milionë dollarë ndërsa i treti është braziliani Neymar gjithashtu futbollist i Barcelonës me 37 milionë dollarë. Më pas radhiten Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba.
Lista e 10 futbollistëve të cilët më shumë kanë fituar në sezonin e kaluar:
|
Futbollisti |
Klubi |
Të ardhurat (dollarë) |
1 |
Cristiano Ronaldo |
Real Madrid |
93 milionë |
2 |
Lionel Messi |
Barcelonë |
80 milionë |
3 |
Neymar |
Barcelonë |
37 milionë |
4 |
Gareth Bale |
Real Madrid |
34 milionë |
5 |
Zlatan Ibrahimoviç |
Manchester United |
32 milionë |
6 |
Wayne Rooney |
Manchester United |
23,6 milionë |
7 |
Luis Suarez |
Barcelonë |
23,3 milionë |
8 |
Sergio Agüero |
Manchester City |
22,6 milionë |
9 |
James Rodriguez |
Real Madrid |
21,9 milionë |
10 |
Paul Pogba |
Manchester United |
21,2 milionë |
Komentet