Fituesit e Roland Garros këtë vit, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave do të fitojnë shpërblim 200 mijë euro më shumë
PARIS – Organizatorët e njërit nga katër turnetë Grand Slam të tenisit në Roland Garros njoftuan se çmimi për këtë vit do të rritet në 32 milionë euro, që është për 14 përqind më i lartë nga sa ishte më parë.
Kështu, fituesit e Roland Garros këtë vit, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave do të fitojnë shpërblim për 200 mijë euro më të lartë. Rritjen e vlerës së shpërblimit më së shumti do të ndjejnë lojtarët të cilët humbasin në raundin e dytë, tretë dhe të katërt, pasi ata do të marrin madje 20 përqind më shumë në krahasim me vitin 2015.
Turneu i këtij viti në fushat e tenisit në Paris do të luhet nga 22 maji deri në 5 qershor. Titujt e kampionit në ndeshjet individuale do ta mbrojnë Stanislav Wawrinka për meshkujt dhe Serena Williams në konkurrencën e femrave. aa
Komentet