Sekretari i Marrëdhënieve më Diasporen në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha ka folur gjatë bashkëbisedimit të Berishës me shqiptarët e Italisë.
I nderuar Profesor Doktor, Sali Berisha, të nderuar bashkëatdhetarë, ju falënderojmë nga zemra që i’u bashkuat kësaj foltore. Prania juaj na nderon por jo vetëm. Prania juaj në këtë foltore risjell shpresën te çdo shqiptar, që edhe pse larg atdheut, shqiptarët bashkohen kur Shqipëria është në rrezik.
Qëllimi i kësaj foltoreje ka një emërues të përbashkët, largimin e regjimit autokrat të Edi Ramës. Një regjim që po detyron mijëra të rinj të largohen nga vendi, duke lënë pas nënën, babain, motrën e vëllanë. Ndonëse nuk jemi më një vend në periudhë tranzicioni, edhe pse nuk jemi një vend në luftë, të rinjtë shqiptarë, nëna së bashku me fëmijët e tyre marrin rrugët e emigrimit, duke rrezikuar jetën me gomone në det të trazuar pasi qeveria aktuale u ka shkatërruar të ardhmen, ekonominë, ëndërr.
Ne duhet ti japim fund sa më parë emigracionit absurd që ndodh në vendin që aspiron të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane. Shqiptarët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre. I vetmi që duhet të largohet është e keqja e shqiptarëve i cili quhet Edi Rama.
Ti themi jo më ikjes së trurit, të rikthejmë profesionistët, mjekët, të rinjtë në vendin e tyre. Ti japim diasporës votën e mohuar, ti rikthejmë begatinë vendit tonë të begatë, një toke të bekuar me male, det e fusha, që mund ti mundësojë çdo familje shqiptarëve që ekonomi të qëndrueshme.
Një tokë e pasur si asnjë tokë tjetër në rajon apo Europë, por që është zaptuar nga një grusht njerëzish, qëllimi i vetëm i së cilëve është të pasurohen vetë dhe të varfërojnë shqiptarët. Një regjimi që merr frymë falë krimit të organizuar, mafies dhe drogës.
Një kryeministër që qëndron në pushtet jo falë votës së shqiptarëve por personave me precedentë kriminal, ata me lidhje me kartelë famëkeq të vendeve të Amerikës Latine, të cilët kryeministri Rama i sajdis në zyrën e tij. Le të shërbejë kjo foltore mes Italisë e Tiranës, pse jo, edhe për të folur për të ardhmen e vendit, për prospektin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve, për miqësinë mes tyre, por edhe për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit dhe ndryshimit që do të sjell opozita kur të rikthehet në pushtet.
Dhe një herë faleminderit për praninë tuaj në këtë foltore.
Berisha: Italia rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt tregut dhe demokracisë
“Ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Romë, Itali dhe kudo që ndodhen.
Ju falënderoj me mirënjohje, për ardhjen tuaj sot në këtë foltore të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme.
Në një bashkëbisedim me ju përfaqësues të shkëlqyer të emigracionit tonë, në prag të një ngjarje të madhe të Italisë, rikthimit të koalicionit të djathtë në pushtet, që ka një rëndësi të madhe për rajonin dhe Europën.
I shpreh një mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto dekadat e fundit.
Ndihmat e mëdha të këtij vendi mik kanë pasur një rol mjaft të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe të demokracisë.
Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilën emigracioni shqiptar të ketë arritur në një kohë të shkurtër sukseset e mëdha që kanë arritur emigrantët në Itali.
Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarët.
Janë dhjetëra mijëra studentë që studiojnë në universitet e Italisë.
Sot janë dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri dhe investojnë pasi kanë krijuar disa kapitale dhe kanë marrë njohuritë për bizneset. Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë, por siç thotë Adam Smith, që pasuria përhapet, e vërteta është se nëse është përhapur diçka me më shpejtësi në Shqipëri është biznesi, kultura italiane në të gjitha fushat”.
Berisha: Takimi me Berlusconin më 2005, më tha se me shqiptarët ka vetëm zhvillime pozitive
“Në vitin 2005, pasi formuan qeverinë unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar, Silvio Berluconin dhe drejtues të tjerë të qendrës së djathtë. Ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët shumë të ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi, Fini dhe Casini folën për emigrantët shqiptarë”.
“Ne na thanë ata, me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem, por vetëm zhvillime pozitive. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali”.
“Kanë kaluar 17 vite, dhe këto rekorde vetëm se janë përmirësuar gjithnjë e më shumë. Janë përmirësuar me shpejtësi të madhe. Ndaj dhe unë do të mbyll këtë ekspoze për të ju lënë ju, kohën e mjaftueshme pyetjeve tuaja dhe nëpërmjet tyre të trajtojmë problemet e brendshme të Shqipërisë, për të cilat ju jeni thellësisht të interesuar”.
Berisha: Nëse nuk do të ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë ‘Foltores’ me shqiptarët e Italisë se antimafia italiane ka dhënë një kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në Itali dhe Shqipëri.
‘Italia, dua të shpreh mirënjohje, jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në të dyja anët e Adriatikut.
Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafies shqiptare. Unë iu garantoj ju, se po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte sot, mbi zëvendës kryeministër të paktën.
Por ne u jemi mirënjohës, sepse ata bënë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale, që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe qytetarëve shqiptarë’, theksoi kryedemokrati.
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës, një muaj më parë. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.
Tahiri qëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Berisha: Në Tiranë është një tiran, armik i egër i votës dhe lirisë tuaj
Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me shqiptarët në Itali akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur ai ka marrë peng edhe opozitën shqiptare në mënyrë kriminale.
“Ajo çfarë mund të ju them është se Shqipëria pas 30 vitesh rruge në demokraci, është në kuptimin absolut të fjalës, diktaturë njëpartiake dhe personale.
Pse e them këtë? Sot të gjitha pushtetet kontrollohen tërësisht dhe totalisht nga një person dhe parti. Sot Edi Rama ka pushtet, 10 % më shumë seç kishte Ramiz Aliaj pas shkurtit të vitit 1991.
Diktaturat personale dhe një partiake nuk është se nuk kanë parti të tjera, por një parti e vetme i kontrollon të gjitha dhe ky është rasti tipik, klasik i Shqipërisë.
Edi Rama pasi mori një e nga një të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës, ashtu siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare në mënyrën më të turpshme dhe kriminale.
Pse e them këtë? E them që të ju them ju dhe mbarë shqiptarëve se në Tiranë është një tiran, armik i egër i lirisë tuaj. Një armik i egër i lirive të cilat burojnë nga vota. I lirive të cilat garantohen nga ndarja e pushteteve dhe funksionimi i ligjit. I lirive e cila funksionon me funksionimin e pluralizmit”.
Berisha: Rama avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë, e ktheu Shqipërinë në vasale të Beogradit
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali.
Gjatë takimit Berisha u Shpreh se “Edi Rama i kërkon Europës të mos i bëjë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, paçka se Serbia është kthyer në prapavijë të fuqishme të Rusisë që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Pretendon më mirë kështu se sa Serbia të respektojë sanksionet ndaj Rusisë”.
“Meqë jam në këtë temë, dua të ju them këto gjëra. PD-ja është partia e parë politike në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.
PD-ja ishte ndër të para parti në qeveri që nënshkroi partneritetin me NATO-n. Hapi bazat e saj, detare e ajrore dhe territorin për instalimet e SHBA dhe NATO në Shqipëri.
Ajo anëtarësoi Shqipërinë në NATO.
Bashkë me qeverinë Italiane dhe azere ka luajtur një rol përcaktuar për bllokimin e korridorit të jugut për gazin rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani, ç’ka përbën një kontribut historik në sigurinë energjetike të Europës.
Nuk ka pasur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj popullit shqiptar.
I theksova këto, pasi Edi Rama voton dhe bashkëpunon, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë.
Mbron aksin Beograd-Moskë.
I kërkon Europës të mos i bëjë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, paçka se Serbia është kthyer në prapavijë të fuqishme të Rusisë që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Pretendon më mirë kështu se sa Serbia të respektojë sanksionet ndaj Rusisë.
Herë pas here përdor terminologjinë e Vuçiçit dhe ka shndërruar Shqipërinë në një vasal të Beogradit”.
syri.net
Komentet