Bota është e madhe, lundrojnë kontinentet
dhe fatkeqësitë mbijnë kudo, por kjo është
tjetër: njësoj kundërmon mali në veri dhe
mali në jug, dhe ajo erë nuk ngjan me asgjë
që njeriu e ka dëgjuar, e ka parë, e ka prekur me dorë.
Kot shumohen hundorët (tek foshnja, vallë,
kështu kundërmon barku i nënës) – ajo erë është
E asgjësë, që njësoj qan dhe qesh –
se dashuria dhe fatkeqësia këtu njësoj kanë të njëjtën
fytyrë, dhe çdo gjë është njësoj. Në porta, rojtarët
që rrëqethen, rojtarët
që ëndërrojnë në këmbë (fluturon, butësisht, krah
i paqenë!) – por i njëjti zë do t’i befasojë:
“Sarajevë! Të djegtë rrufeja!” – kurse mua dikush
sërish më kërkon ndihmë. I mjeri dhe i urti,
fëmijë, të pafetë dhe hajdutët – para fytyrës
sime pajtohen: çdo gjë është njësoj, dhe çdo gjë
është e njëjtë këtu. Unë jam ishull, në zemër të botës,
deri te unë asgjë nuk arrin, vetëm plagët
gjaku i tyre, vetëm vuajtja që lundron mbi çdo gjë.
Qetësi, dhe asgjë rreth e rrotull.
(Përktheu: Fatime Imeraj – Zeqiri)
*Lindi dhe banon në Sarajevë, poet i njohur e laureat i shumë çmimeve.
Komentet