Këtë e bën edhe lumi. Nga brigjet e fryra zbrazet në derdhje.
Edhe shelgu. Nga shpërthimi i sytheve pik fruti i pjekur.
Kështu në mburojën e tij të vuajtjeve, në fshikëz,
I pajetë më parë, shtrihet insekti i vogël.
Mumjen e lashtë e zgjon magjistari i diellit dhe i njelmësisë.
Sytë, dy burime etjeje. Ankthi i ri, me kërcitje të shurdhët,
Thyen hallkën e parë të shtrëngimit – si minë e tmerrshme.
Hallka pëlcet. Dhe e lumtur atëherë arrinduart e diellit.
Prapë. Edhe prapë. Dhe çlirohet. Del nga balsamimi i krahëve.
Ende e tejdukshme gjer në zemër. Yjet mbijnë dhe e veshin me mëndafsh.
Në harenë e ringjalljes dhe në habinë e botës, ku të orientohet?
Kur krahët shkëputi, pothuajse shikonte zgjimin e pellgut.
Provoi fluturimin dhe, plot përjetësi, në botën e padijes fluturoi
Si nusebore gëzimi, duke i pranuar të gjitha: çikoren, vjeshtën, bretkocën.
(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)
Komentet