Nuk u habitën tifozët e futbollit në mbarë botën, kur më 16 janar agjensitë e lajmeve dhe mediat radio-televizive dhanë lajmin se trajneri ”Romës”, portogezi Zhose Murinjo, fituesi i së famshmes “tripleta” pra i kampionatit, Kupës së Italisë dhe Çempions Ligës në sezonin 2009-2010, i mbiquajtur për këtë bëmë “special one”, ( në anglisht – i veçanti), u pushua nga presidenti I këtij klubi,amerikani Fridkini. Dhe kjo, sepse që nga viti 2008 , siç do të shpjegoj më poshtë, ishte hera e gjashtë që ai pësonte të njejtin fat.
Pak fjalë rreth jetëshkrimit sportiv të Murinjos.
E drejtuar prej tij, “Porto “, kampione e Portogalisë për sezonin 2002–03, fitoi të drejtën të luante në Ligën e kampionëve. U rendit e dyta pas “Realit” në ndeshjet në grupe, por pastaj mënjanoi në fazën finale “Mançester Juaitedin” (2-1, 1-1), ”Lionin”, (2-0, 2-2), “Deportivo la Korunjën”, (0-0, 1-0) dhe në finale u ndodh para skuadrës franceze, ”Monako”, që çuditërisht kishte mposhtur në gjysmëfinale “Çelsin”, (3-1, 2-2 ); dhe nuk iu desh veçse një shetitje turistike, (3-0), që ta zotërontë Çempions Ligën e sezonit 2003-04. Si “Benfika” e Eusebios dikur…Ishte një nga edicionet më të dobëta të Ligës së Kampioneve. Por kjo nuk e pengoi multimiliarderin Abramoçiv, ta ftonte Murinjon që të drejtonte “#elsin”, me ambicje për suksese dhe vetëm suksese.
Mirëpo, që të arrish sukeses, duhet të kesh…. lojtarë, të cilët Murinjo ia kërkoi superbosit të tij rus me ngut të madh. Dhe ai, me një tundur të kokës, i hapi rrugë: Portieri Çeh, (Çekosllovaki), dhe bashkatdhetari tij, Jaroshek, portogezët, Fernadez dhe Olivera dhe, mbi të gjithë, holandezi Roben bashkë me bregfildishasin Drogba, “, i rrëmbyer” nga “Marseja”, u vunë në resht, të gatshëm që “Murinjo –Napoleoni”, të niste me ta serinë e sukseseve, të cilat e shpunë “Çelsin” për herë të parë pas gjysmë shekulli në poltronën e kampiones së Anglisë. Bujë e madhe në Londër, sidoqë në #empions Ligën e një viti më pas “Çelsi” i Murinjos u mënjanua më gjysmëfinale nga “Liverpuli” i spanjol.lit Benites.
Në sezonin 2005-06 Murinjo kërkon përsëri përforcime dhe përsëri Abramoviçi me një të tundur të kokës plotëson lakmitë e tij “përvëlake”; tani, ai ka në dispozicion edhe ganezin Esien, francezin Diara’, zviceranin Filips, gjermanin Huth … dhe sërishmi “Çelsi” është kampion, në një kohë që portogezin lakmitar nuk e ha fare meraku se rrethi i lojatarëve “pe….Anglie”- Terri, Koul, Lampard, Xhonson, Brixh… po ngushtohet gjithnjë e me shumë, ose tani ata mbeten më shpesh në stol, për t’u zëvendësuar nga …ndërkombëtarët e mësipërm “jabanxhinj”.
Nami i Murinos rritet. Biri i një ish-portieri modest në Setubal, qytet ku Murinjo ka lindur në vitin 1963, pastaj vetë futbollist i stërvitur nga i ati, por pa të ardhme, ai nis e studion skemat taktike, arrin të jetë ndihmës dhe përkthyes i anglezit të famshëm Robson, që drejton “Barcelonën”, studion për futboll në Skoci, bëhet profesor i kulturës fizike, për të tërhequr më pas vemendjen e botës së futbollitit, siç e pamë me “Porton” , më 2004. Por prapë në Çempions Ligën e sezonit 2005-06 është “Barcelona” që ia këput ëndrrat për t’u bërë kampion i Evropës.
Pozitat e Murinjos lëkunden, kur nuk e fillon mbarë premier ligën e sezonit 2006-07. Këtë radhë Abramoviçi që e ka ngritur në qiell, ai që me një të tundur të kokës, siç e pamë, i ka plotësuar çdo lakmi, përsëri tund kokën, por, për ta dëbuar, sidoqë në paqë dhe, mbi të gjitha… padrejtësisht. Po kështu e kanë presidentët!….
Mbetet në “asistencë” për disa muaj, kur, pa pritur për të kujtohet një tjetër “Abramoviç”, italiani Morati, ndër perandorët e vajgurit në Evropë, i cili me fshehtësinë më të madhe, që të mos e marrë vesh askush dhe veçanërisht Mançini, trajneri i “Interit”, në pranverë të 2008-ës i kërkon që, pasi të dëbojë këtë të fundit, në sezonin 2008 -09 të jetë trajner i skuadrës së tij, me një pagë prej 10 milionë eurosh në vit. Dhe Murinjo, s’do mend, pranon, i futet italishtes, që, si gjuhë neolatine, disi e përafërt me portugalishten dhe me spanjishten, të cilën e ka si gjuhë të dytë, e “than” aq mirë, sa habit jo vetëm Moratin, por edhe vetë italianët, kur jep “serbes” intervista në radio e TV.
Kështu Murinjo bëhet “kallauz” i një skuadre italiane, pa …italianë, sepse edhe ndonjë… “kokërr”, si Materaci, kampion bote më 2006, që ka shënuar golin e barazinit me kokë në takimin final me Francën, i cili solli 11-metërshat e fituar pastaj nga axurrët, kampionë botërorë, mbetet në stol. Po kjo nuk prish punë “speshëll uanit”, që është mësuar me këtë “tabijat” të tij dhe të presidentëve…
Duke vazhduar punën e Mançinit, Murinjo fiton edhe kampionatin e këtij sezoni dhe në sezonine ri 2009-10, për “forcë zakoni”, kërkon të tjerë lojtarë, por jo italianë, sepse ata nuk ia mbushin… syrin. Kështu, pasi ka përcjellë “ëmblas” argjentinasin Kruz, bashkatdhetarin e vet legjendar, Figo, uruguajanin Rekoba, etj., me të ardhur shtatori, bën “pazar” të rrufeshëm dhe të begatë: “Murinjo- Napoleonit” i shtohen menjëherë “ushtaro- oficerë” me reputacon mbarëbotëror: në mbrojtje, veç brazilanit Majkon, vijnë brazilianët e tjerë Lusio, Tiago Mota, mesfushori holandez Snajder, sulmuesit Milito, (Argjentinë), Pandev, (Maqedoni) dhe në vend të Ibrahimoviçit që largohet i pakënaqur, sepse “Interi” fiton, por nuk luan mirë, rrëmben Eton nga “Barcelona”. Plot pesë lojtarë brenda pak kohësh! Të gjithë të huaj! Dhe “Interi” fiton, ndonëse këtë herë “sharra i has në gozhdë”. Dhe ja se si:
Kur edhe pas fazës së parë të sezonit 2009-10, udhëhiqte kampiontin me 8 pikë për “speshëll uanin” filloi “rënia e lirë”:”Sampdoria” –“Inter” 0-0, ”Katania”- “Inter” 3-1, ”Xhenova”-“Inter” 0-0, “Palermo”-“Inter” 1-1 dhe më 28 mars 2010, “Roma”-“Inter”, në stadiumin “Olimpik” 2-1. Me këtë fitore, pas këtyre rezultateve skandaloze të “Interit” , të cilin Murinjo ka pasur guximin ta quante “skuadra ime fantastike, yllësore”, Roma e trajnerit Ranieri me një pikë më shumë, ishte në krye të “kuvendit”.
Por më 25 prill, çuditërisht para tifozëve të saj, pasi udhëhiqte në pjesën e parë 1-0, kundër “Sampdorias”, në pjesën e dytë , e dehur nga… suksesi, “Roma” lejoi që Pacini sampdorian të shënonte dy gola dhe të humbiste ; mirëpo Murinjo, i trembur deri atë çast që reputacioni e tij si “I veçanti”që po venitej, arriti të fitonte në Bergamo kundër “Atalantës “3-1 dhe u ngjit kështu 2 pikë më lart se skuadra e Ranierit. Dhe, meqë kjo largësi mbeti deri në fund të kampinatit, “Interi” u shpall për…inerci kampion.
Pra, këtu nuk fitoi as skuadra, as trajneri Murinjo, por fitoi rastësia.
Ndaj kur ngriti kupën, Murinjo duhej të deklaronte botërisht : “Falemnderit, Pacini, falemnderit, “Sampdoria”, sepse kjo dhuratë na mbeti në dorë falë jush!…”.
Aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim. Një sezon i “Interit” pa shkëlqim, një rrezatim i mjegulluar i Murinjos, i cili, javë më parë me tetë pikë më shumë se “Roma”, u katandis ta fitonte kampionatin në këtë mënyrë . Ngadhnjim mjeran!…
Kjo nuk duhej t’i ndodhte kurrë një trajneri që pretendon të jetë “ i veçanti…”, për më tepër me lojtarë nga më të mirët e botës, të cilët, nga ana tjetër, për arsye objektive, ose subjektive, nuk qenë në gjendje të zbatonin udhëzimet e tij.
Kam bindjen se “Interi” nuk do të mund të fitonte #empionsin në sezonin 2009-10, qoftë edhe për një fakt të thjeshtë: Ku do të gjente një lojtar si “princi” Milito, që të shënonte, siç shënoi 22 gola në kampionat dhe tre golat e fundit në dy gjysmëfinalet e #empionsit kundër “Barcelonës”, të parin në Barcelonë dhe pastaj dy në Milano, me rezultatet 1-2 dhe 3-1, kur goli i tretë , i fitores, u shënua, kur Milito ndodhej më shumë se një metër jashtë loje? Pastaj erdhi finalja kundër një “Bajerni” të sfilitur, (2-0).
Ndaj edhe Murinjo në sezonin 2010-11, ia mbathi në Spanjë, në kërkim të një aventure të re, me “Realin”, ku qëndroi deri më 19 qershor të vitit 2013, i shoqëruar edhe me skandale, veçanërisht në ndeshjet “El Clasico” midis skuadrës së tij dhe ”Barcelonës”. Në njërën nga këto ndeshje të sezonit 2011-12 , ai, në kulmin e arrogancës provokoi një zënkë me Vilianovën, trajnerin e ”Barcelonës” dhe madje paturpësisht i furin një gisht në sy dhe për sjellje harbute u dëbua disa herë nga gjyqtarët. I larguar kështu nga “Reali”, ai u pranua edhe një heë nga Abramoviçi që nga 3 qershori I vitit 2013 të drejtojë “#elin”; por qëndroi aty deri në 15 dhjetor të vitit 2015. Në kujtesën e tifozëve londinesë mbetet e paharruar skena kur gjatë një ndeshjeje në mënyrën më të pahijshme pushoi nga puna doktoteshën e skuadrës, sepse ajo, miratur nga gjyqtari, nxitoi te futej në fushë, për t’i dhënë ndihmën e shpejtë një fu tbollisti të kësaj skuadre.
I larguar përfundimisht nga Abramoviçi, më 27 maj te vitit 2016 deri në 18 dhjetor të vitit 2018 pati fatin të drejtonte “Mançester Junaitëdin” e Fergusonit të dikurshëm plot lavdi, por me përjashtim te kupës UEFA, të fituar në krye të kësaj skuadre, (2016-17), nuk pati sukses tjetër, ndaj u detyrua të merrte valixhet dhe të gjendte strehë tek “Totenhemi”, tjetër skuadër e Londrës, ( nga 20 nëntor 2019, deri në fund të vitit 2020).
Vimë kështu në etapën e fundit të këtij rrugëtimi plot dritëhije të Murinjos , kur më 19 prill të vitit 2021 ai mori tërë gëzim dhe hare drejtimin e Romës…Premtimi i dhënë kryesisë së këtij klubi dhe pronarit të saj amerikan Fridkin, ishte që “Roma” të arrinte të futej së katërshen e skudrave që përfaqësojnë Italinë në #empions Ligë. Por ai mundi të realizonte vetëm një objektiv ngushullues – të fitonte të ashtuquajturën “Conference Ligue”, në finale kundër “Fejenordit” të Hollandës, (1-0 , në Tirane, 2022) osë më saktë kupën me pjesëmarrjen e skuadrave të kategorisë… së tretë.
Me Dibalën dhe Lukakun në sulm, dy futbollistë të lakmuarnë botë, dhe futbollistë të tjerë, Mancinin, Pelegrinin, El Sharauin,Paredesin Abrahamin, shqiptarin Kumbulla…pritej që më së fundi “Roma” të arrinte të depërtonte në kuartetin që do të përfaqësonte Italinë në C#empions Ligën. Por kjo nuk ndodhi. Edhe për arsye se disa prej futbollistëve të saj, sidomos Dibala, patën dëmtime të vazhdueshme. Por të rënda qenë rezultatet në javët e fundit, vëçanërisht humbjet me “Bolonjën” (0-2) me “Lazion, për Kupën e Italisë (0-2), së fundi humbja me “Milanin” të dielën e kaluar (1-3), të cilat sollën si pasojë rrokullisjen e”Romës” në vendin e nëntë, dhe e detyruan presidentin e klubit Fridkin, të merrte vendimin për largimin për të gjashtën herë të Murinjos nga drejtimi i klubeve që përmendënm mësipër, nga “#elsi”, (dy herë)dhe , “Reali”, “Mançester Juaitedi”, “Totenhemi”, dhe së fundi “Roma”.