Një vit pas ndarjes nga Tedi, prezantuesja e “Jo vetëm modë” ka rigjetur dashurinë. Miq të afërt të Garos kanë rrëfyer se që pas ndarjes nga Tedi, Floriana tregohet më e rezervuar dhe diskrete për çështjet e saj private.
Fakt për këtë është edhe intervista e saj e fundit, ku Garo deklaronte se jetën e saj sentimentale dëshironte “ta mbaj private”. Megjithatë, ajo nuk ka nguruar t’u zbulojë miqve që tashmë ka gjetur një partner të ri. “Po, më ka treguar që është njohur me dikë, por që nga ndarja me Tedin nuk tregon shumë”, thotë një burim i “Bluetooth”. Por, sipas informacioneve, duket se prezantuesja simpatike ka dobësi të veçantë për nëpunësit e drejtësisë.
Pas Tedit që ishte jurist, burimet tregojnë se partneri i ri i Garos është avokat, madje thuhet se bëhet fjalë për një avokat të rëndësishëm në Zvicër. Djali ka një studio avokatie në Gjenevë, ku ushtron prej disa vitesh profesionin e tij.
Nuk dihet se si është njohur çifti, por burimet tregojnë se raporti i tyre ka filluar që përpara verës së këtij viti. Sipas tyre, prezantuesja nuk ka qenë e vetme në pushimet e saj në Bali, por shoqërohej pikërisht nga avokati me origjinë shqiptare, i cili është një nga profesionistët më të respektuar në Gjenevë.
Edhe pse distanca mes dy vendeve është e madhe, duket se nuk është aspak problem për çiftin që udhëton shpesh drejt njëri-tjetrit. Vetëm ditën e djeshme Floriana është nisur për në Gjenevë, për të kaluar pak kohë me të dashurin e saj të ri.
GSH
Komentet