Mumajesi: serbët po na e marrin krenarinë
Këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi, ka përkrahur Ismail Morinën, i njohur si Ballisti, i cili është arrestuar nga autoritetet shqiptare një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi, pasi u kap me armë pa leje dhe bileta në një automjet.
Mumajesi ka kërkuar mirëkuptim për Ballistin, pasi ai bëri krenar një komb të tërë më 14 tetor të vitit 2014 dhe se armën ka theksuar këngëtari e ka mbajtur për t’u mbrojtur.
“Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrezojnë përsëri?
Këta jemi ne?
Nuk jam ndjerë kurrë më shumë krenar në jetën time se ajo ditë qe u ngrit ai flamur në mes të Beogradit. Sot kur e shikoj në lajme Ismail Morinën me bëhet akoma edhe me e hidhur humbja, prandaj zgjedh të mos hesht për shqiptarin tim, patriotin e vërtete dhe më të kërcënuar në shqiptari për jetën e tij. Ne nuk kishim mundësi ta mbronim jetën e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër për t’u vetëmbrojtur. Mbase edhe unë do të bëja të njëjtën gjë, cilido nga ne mbase do ta bënte, por sot të paktën kemi mundësi që sado pak ta mbrojmë lirin e tij. Mjafton vetëm të mos heshtim! Ne jemi të lire ndërsa ai jo! Ketë herë mundemi ta mbrojmë atë duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jone në mbështetje të tij sepse nganjëherë populli është gjyqtari i vërtet.
Ismail Morina ”BALLISTI” nuk është kriminel.
Personalisht kur e pashë në lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heqë bluzën e kuqe me Shqiponjë, ndjeva se serbet nuk fituan vetëm ndeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenari të cilido nga ne, të çdo shqiptari”, ka qenë ky reagimi i Mumajesit.
Komentet