Një foshnjë një muajsh ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, dyshohet për shkak të të ftohtit.
Nëna e vajzës së vogël, një 18-vjeçare, e braktisur nga bashkëshorti jetonte në çadër në këmbët “Urës së Dajlanit”, në Durrës.
Sipas të dhënave të para mësohet se ata i përkasin komunitetit rom dhe jetonin në kushte të skajshme të varfërisë.
Nëna Vojsava tregon se e ka gjetur të pajetë foshnjën e saj mëngjesin e sotëm.
Ajo shprehet se është e divorcuar dhe e pastrehë, ndërsa flinte bashkë me foshnjen ku t’i zinte nata.
Policia e Durrësit ka nisur ndërkaq hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
Komentet