Nën ‘ansamblin’ dhe ‘baletin e yjeve’ të panumërt në qiellin dhe horizontin e pafund si dhe me tingujt e një muzike të lehtë që po vinte dhe përbirohej aty dikund pari në sond, gjatë asaj nate të nxehtë korriku me vapë dhe zheg shumë, pas një qëndrimi të gjatë nën diellin dhe mbi rerën e përvaltë të rivierës së njohur kroate: Ajo, me delikatesë të lartë dhe gjithë ekstravangancë, e kishte derdhur trupin e saj valë në ulësen e një caffe-restauranti superluksoz që ndodhej i shtrirë në pjesën dominante dhe më ekskluzive të qytetit të njohur turistik të Rovinjit në Kroaci. Ndërkohë që vapa e madhe e stinës së verës po tundej dhe dridhej furishëm mbi flokët dhe trupin e saj valë, dritat, shandanet ose ato llambadare të shkëlqyera dhe prarura me ‘pllanga’ neoni ose kristali, sikur po ‘lahëshin’ dhe ‘shpërlahëshin’ me valët e mahisura të detit… Si për t´ia shuar etjen dhe flladitur (freskur) një trohë shpirtin e njohur romantik Rovinjit të bukur dhe tepër ekzotik cili ngjante në një “pikë të madhe çuditëse” në atë zgjua të madh turistësh ose vizitorësh të shumtë nga e gjithë bota aty. Aty dikund pari ishte edhe Ujdhesa ose Ishulli njohur i Katarinës (Otok Katarine -në kroatisht) që të ofronte paqen, urtësinë, qetësinë, bukurinë, mbretërinë dhe lumturinë absolute për të ngritur ose krijuar nota, tinguj, pentagrame, melodi ose simfoni të ndryshme miqësore ose romantike në pikun e atyre netëve të nxehta korriku që nuk sosëshin në Rovinjit të Kroacisë . Edhe deti dhe qielli i bukur kaltrosh, shpeshherë sikur puçëshin dhe bëheshin bashkë për të flladitur ose freskuar njëri tjetrin në vapën e njohur të gushtit ose korrikut. Ishte viti 1985… Ajo ishte nga metropoli i njohur i Zagrebit.
(…)
Në Rovinj të Kroacisë dhe gjithandej rivierës se njohur kroate, problemi me romansat dhe salutimet e rastit ose momentit, është se ato mbarojnë çdo natë pas darkes, për t’u ngritur ose rindërtuar prap çdo mëngjes heret. Ani “çao”, “saluti”, “bok “ose “adio” qe te percillnin ose shoqeronin kudo. Dhe, ata sy të lazdruar gocash ose vashash të bukura dhe tepër temperamente në bregdetin e njohur kroat… Mama Mia!
Në metropolin e njohur të Zagrebit ose ne Split dhe Rijeka, ndërkaq, kishte muzikë klasike, opera, balete dhe ballo të njohura mondane ose metropolitane-deri në kulm. Tryeza të mbushura me plot e përplot therrore, blatore ose dhurata të shumëta… Zonja të bukura mondane dhe metropolitane me plot sharm, viskozitet, delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë. Shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bëjnë dritë dhe rrinë ndezur ditë e natë. Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës, kishte salutime dhe buzagaze të derdhura dikund thellë në shpirtë. Fytyra të mbërdhezura ose salakuqura kamarierësh të ri dhe të papërvojë…. Prekje të lehta buzësh pa takt dhe pa frekuencë…Net të gjata mondane ose metropolitane që në Zagreb, Split, Rijekë ose dikund tjetër, nuk sosen kurrë. Aty pra ku si çdo herë tjetër, ndonjë ëndërr e bukur mondane ose metropolitane me aromë parfumi ose desodoranti të zgjonte nga gjumi i thellë i nates. Ndërkohë që jeta ia kishte thënë (behur) atje dikund largë…Në gjysëm ose në fund të rrugës. Ehh…Zagrebi, Spliti, Dubrovniku, Rjeka, Pula, Rovinji…Kroacia …Dhe, ato ënd’rra dhe bukuri pafund.
Komentet